Në çdo familje ka gjithmonë një plan që pret momentin e duhur: një shtëpi për t’u sistemuar më mirë, një investim për shkollimin e fëmijëve, një udhëtim i shumëpritur apo edhe një shpenzim i domosdoshëm që nuk pret. Kur kursimet nuk mjaftojnë ose kur nuk duam t’i prekim ato, zgjidhjet financiare me kushte të qarta bëhen një mbështetje reale. Nje kredi konsumatore me normë fikse për tre vitet e para, synon t’u japë qytetarëve më shumë siguri në planifikimin e financave të tyre.
Një normë interesi fikse për tre vitet e para do të thotë që kësti juaj nuk ndryshon gjatë kësaj periudhe, pavarësisht luhatjeve në treg. Për shumë familje, kjo përkthehet në qetësi dhe siguri, sepse e dinë saktësisht sa do të paguajnë çdo muaj.
Shembull është oferta e OTP Bank Albania në shumën maksimale deri në 3 milionë lekë, ndërsa afati i shlyerjes mund të shkojë deri në 7 vite. Kjo u jep fleksibilitet qytetarëve për të zgjedhur një këst mujor që i përshtatet buxhetit të tyre familjar, pa kushtëzuar shpenzimet e tyre të tjera. Aktualisht, për një periudhë të kufizuar kjo bankë e ofron me normën e interesit 6.5% për 3 vitet e para.
Por norma e interesit është vetëm një nga motivet për të zgjedhur këtë mundësi nga OTP Albania, sepse një element tjetër që e bën ofertën tërheqëse janë procedurat e thjeshta dhe pa burokraci, ku kërkohet vetëm një dokument identifikimi, certifikatë familjare dhe dokumentacion që vërteton të ardhurat. Me ritmin e jetës dhe angazhimet e larta ditore, mundësia për të mbaruar punë shpejt, është vërtet motiv i rëndësishëm.
Gjithashtu, kjo kredi konsumatore nuk është e kufizuar vetëm për klientët pagamarrës në OTP Bank Albania, por edhe për pagamarrësit në banka të tjera. Por, oferta është e vlefshme deri më 26 prill 2026, çka do të thotë se qytetarët që po e konsiderojnë një financim të tillë, duhet të marrin vendimin brenda këtij afati.
Në thelb, kjo kredi nuk është thjesht një produkt financiar, por një mjet për të përmirësuar cilësinë e jetës. Qoftë për të bërë shtëpinë më komode, për të shpenzuar për pushimet që kishit ëndërruar apo për të përballuar një nevojë të papritur – stabiliteti i normës fikse për tre vitet e para është një element që mund të bëjë diferencën në planifikimin financiar të çdo familjeje.
