Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    “Butrinti” me PPP, “Ekonomia” rrëzon dekretin e Metës

    Korrik 12, 2022 Kryesore
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave rrëzoi sot dekretin e Presidentit për kthimin për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë të ligjit 50/2022 mbi Parkun Kombëtar të Butrintit.

    Këshilltari për Çështjet Ligjore të Presidentit, Bledar Dervishaj i pranishëm në Komision, vlerësoi se ligji cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, ndërsa foli dhe për mungesë transparencë në konsultimin e ligjit.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    ”Ligji cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar, Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO-ja, si dhe bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase, që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij, procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje, shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Europian”, deklaroi Dervishaj.

    Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti në fjalën e saj theksoi se nëpërmjet themelimit të fondacionit për menaxhimin e Butrintit dhe modelit të zgjedhur, shteti shqiptar po krijon një formë administrimi që synon rritjen e donacioneve dhe financimeve në fushën e trashëgimisë kulturore, në rastin konkret, Butrintit.

    “Nuk jemi para një konflikti as aparent as substancial të aktit ndërkombëtar dhe legjislacionit të brendshëm. Krijimi i fondacionit të posaçëm bën të mundur që të ardhurat e mbledhura nga administrimi të përdoren ekskluzivisht për mbrojtjen e pasurisë kulturore me vlera universale”, tha Gjylameti.

    Sipas saj, marrëveshja e lidhur dhe forma e zgjedhur e bashkëpunimit për administrimin e një pasurie me vlera kulturore universale është në përputhje me përgjegjësitë shtetërore që ja ngarkon ligjit themeltar i shteti dhe aktet ndërkombëtare. Gjithashtu marrëveshja është në përputhje me vizionin për të shndërruar Butrintin në një model reference për parqe të tjera jo vetëm në vend, por edhe në rajon”, tha Gjylameti.

    Sipas saj, ligji është konsultuar me rreth 80 ekspertë.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    butrinti komisioni i ekonomisë koncesion parku
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Maj 22, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    gazetar_1Maj 22, 20250

    Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht të gjitha detyrimet ligjore dhe rregullatore sa i përket Fondit…

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Maj 22, 2025

    Drona, pajisje inteligjente dhe radarë, Rrugorja “ bën namin”, 6 mijë gjoba në 72 orë

    Maj 22, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Të Fundit

    Sejko me Ambasadoren e Hungarisë, rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve hungareze në vend

    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter