Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori energjetik është renditur i katërti për nga vlera e investimeve të huaja direkte. Sektorët e energjetikës dhe gazit gjeneruan 121 milionë euro investime të huaja, për 9-mujorin 2023.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlera e investimeve të huaja paraqitet në rënie, me 9%. Energjetika udhëhoqi rritjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri për vite me radhë, kryesisht falë investimit madhor në gazsjellësin TAP, por edhe projekteve të tjera të rëndësishme të investimeve të huaja, sidomos në energjinë hidrike.
Vihet re se në vitet e fundit, ka një rritje të interesit kryesisht në ndërtimin e parqeve fotovoltaike, që prodhojnë energji diellore.
