Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

BSH: Kreditë në euro për shtëpinë e dytë kanë rritur ekspozimin e bankave

08:50 - Tetor 2, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave dhe zgjerimi i huadhënies për pasuri të paluajtshme kanë shtyrë Bankën e Shqipërisë të vendosë kufij të rinj mbi standardet e kredidhënies, të njohura si “masa ndaj kredimarrësit”. Vendimi nr. 25, datë 7 maj 2025, i Këshillit Mbikëqyrës, synon të ruajë stabilitetin financiar përmes kontrollit të aftësisë paguese të individëve dhe mbrojtjes së cilësisë së portofolit bankar ndaj ekspozimeve në tregun imobiliar.

Ndërkohë, raporti i gjashtëmujorit të parë 2025, të Bankës së Shqipërisë, i bazuar mbi të dhënat e raportuara nga bankat deri në dhjetor 2024, vlerëson dy tregues kyç: raportin hua ndaj vlerës së pronës (HnV_D) dhe raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave (ShBnA_D).

Për kreditë në Lek për blerjen e shtëpisë së parë, vlerat mesatare janë 71% për HnV_D dhe 35% për ShBnA_D, nën kufijtë e vendosur nga Banka e Shqipërisë (85% dhe 40% respektivisht).

Për kreditë në Euro për blerjen e shtëpive të dyta, raporti hua ndaj vlerës arrin në 83%, dukshëm mbi kufirin prej 70%, ndërsa raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave qëndron në vetëm 19%, pra nën kufirin prej 30%.

Këto gjetje tregojnë se, ndonëse pjesa më e madhe e treguesve qëndron brenda standardeve të përcaktuara, huatë në Euro për blerjen e banesave të dyta paraqesin rrezikun më të lartë për stabilitetin financiar.

Sipas analizës, nëse kufijtë do të ishin zbatuar për kreditë e gjysmës së dytë të vitit 2024, rreth 21% e kredive në Lek dhe 44% e kredive në Euro për shtëpinë e parë do të ishin mbi kufirin për HnV_D, ndërsa për ShBnA_D përqindjet do të ishin përkatësisht 27% dhe 37%. Këto shifra tregojnë se ndikimi i masave do të varet nga shpërndarja e portofolit të bankave sipas monedhës dhe qëllimit të huasë.

Vendimi i ri i Bankës së Shqipërisë ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2025 dhe aplikohet për të gjitha kreditë e reja për pasuri të paluajtshme rezidenciale. Megjithatë, bankave u lejohet të aplikojnë kuota përjashtimi deri në 15% të volumit të kredive të reja të disbursuara në një tremujor, duke ruajtur një ekuilibër mes kontrollit rregullator dhe fleksibilitetit të tregut.

Këto kufizime janë projektuar për të frenuar rreziqet që vijnë nga mbingarkesa me borxh e individëve dhe ekspozimi i lartë i bankave në sektorin e pasurive të paluajtshme./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
ekuilibri euro kredia lek masa per huamarresit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter