Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Botohet në Fletore Zyrtare ligji për njohjen e viteve të punës në ish-kooperativat bujqësore

22:42 - Shkurt 26, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji që ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore.

Ligji u jep zgjidhje kategorisë që janë ende pa një pension, sepse nuk kanë arritur të plotësojnë kushtin minimal të periudhës së sigurimit dhe që mund të jenë në shqyrtim administrativ apo gjyqësor dhe patjetër edhe kategorisë që u lind e drejta për pension nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji e në vijim.

Për të punësuarit në ish-ndërmarrjet shtetërore do të njihet si periudhë e përgjithshme sigurimi për efekt pensioni, koha e punësimit nga mosha 18 vjeç/data e përfundimit të shkollës së lartë deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, me kusht që kërkuesi të ketë pasur vendbanimin në qytet dhe nuk ka vuajtur dënimin me heqje lirie.

Periudha e punësimit për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension merret me pagë referuese:

  • 3 288 lekë, sipas VKM-së nr. 561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, për personat mbi 18 vjeç deri në hyrjen në fuqi të ligjit për sigurimet shoqërore dhe
  • 4 110 lekë, sipas VKM-së nr. 561, datë 12.8.2005, për periudhën nga data e përfundimit të shkollës së lartë deri në hyrjen në fuqi të ligjit për sigurimet shoqërore.

Për të punësuarit në ish kooperativat bujqësore do të njihet si periudhë e përgjithshme sigurimi për efekt pensioni nga mosha 18 vjeç, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, me kusht që kërkuesi të ketë pasur vendbanimin në fshat dhe nuk ka vuajtur dënimin me heqje lirie.

Paga referuese për periudhën e sigurimit për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension, të jetë sipas përcaktimeve në vendimin nr. 561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar.

Ndërkohë, për të punësuarit në ish-ndërmarrjet bujqësore, paga referuese për periudhën e sigurimit për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension të jetë 2 833 lekë.

Këshilli  i  Ministrave,  brenda  3 muajve nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij  ligji do të miratojë listën  e  ish-kooperativave  bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore, sipas vitit të krijimit të tyre me përcaktimin e territorit të ushtrimit të aktivitetit.

Ndërsa ministri përgjegjës për sigurimet shoqërore, me propozim të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, brenda 1 muaji nga miratimi i listës së ish-kooperativave bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore, do të nxjerrë rregulloren për përcaktimin e procedurës e të rregullave të hollësishme për zbatimin e këtij ligji.

Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
fletore zyrtare issh kooperativat bujqesore ligji pensionet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter