Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:33 - Korrik 16, 2026

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Një detyrim tatimor ose doganor i krijuar në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian mund të mblidhet në Shqipëri, ndërsa një detyrim i lindur në Shqipëri do të mund të ekzekutohet në një shtet tjetër anëtar, nëse debitori ka pasuri ose zhvillon aktivitet ekonomik atje. Kjo është risia kryesore e projektligjit “Për ndihmën e ndërsjellë në mbledhjen e detyrimeve që rrjedhin nga tatimet, detyrimet doganore dhe detyrime të tjera”, të hedhur për konsultim publik nga qeveria. Deri më sot, procedura të tilla mbështeteshin në marrëveshje dypalëshe ose instrumente të veçanta bashkëpunimi, ndërsa projektligji krijon një mekanizëm të unifikuar evropian për rikuperimin ndërkufitar të detyrimeve.

Projektligji synon të transpozojë në legjislacionin shqiptar Direktivën 2010/24/BE dhe të krijojë bazën ligjore për bashkëpunimin mes administratës tatimore dhe doganore shqiptare me autoritetet homologe të vendeve të Bashkimit Evropian. Përmes këtij mekanizmi, autoritetet do të mund të shkëmbejnë informacion, të njoftojnë dokumente administrative dhe të ndërmarrin procedura për mbledhjen e detyrimeve tatimore e doganore në emër të njëri-tjetrit. Dispozitat e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari i vitit pasardhës të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Projektligji mbulon një gamë të gjerë detyrimesh, duke përfshirë tatimet, taksat, detyrimet doganore, interesat, penalitetet, gjobat administrative dhe kostot që lidhen me to. Nga fusha e zbatimit përjashtohen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, detyrimet me natyrë kontraktore, si edhe gjobat penale.

Në zbatim të ligjit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të jenë autoritetet kompetente në Shqipëri. Të dy institucionet do të krijojnë zyra ndërlidhëse që do të koordinojnë shkëmbimin e informacionit dhe procedurat e rikuperimit me administratat homologe të vendeve të Bashkimit Evropian.

Me kërkesë të një shteti anëtar, autoritetet shqiptare do të mund të sigurojnë të dhëna të nevojshme për identifikimin e debitorëve dhe mbledhjen e detyrimeve, përfshirë informacionin që disponohet nga bankat ose institucione të tjera financiare, sipas kufijve të përcaktuar në ligj.

Projektligji parashikon gjithashtu mundësinë që administrata shqiptare të ndërmarrë masa për ekzekutimin e një detyrimi të lindur në një shtet tjetër anëtar, duke përdorur të njëjtat procedura që zbatohen për detyrimet e brendshme. Në të kundërt, edhe administratat e vendeve të Bashkimit Evropian do të mund të ndjekin procedurat për mbledhjen e detyrimeve shqiptare ndaj personave që kanë pasuri ose aktivitet në territorin e tyre.

Ky bashkëpunim shtrihet edhe në marrjen e masave paraprake për garantimin e mbledhjes së detyrimeve, si dhe në njoftimin ndërkufitar të akteve administrative, duke synuar të shmangë rastet kur debitorët transferojnë pasuritë ose aktivitetin në një shtet tjetër për t’iu shmangur pagesës së detyrimeve.

Ekofin Media
Ekofin Media
detyrimet dogana kufi raportimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:33 - Korrik 16, 2026

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Projektligji: Platformat si Airbnb, Booking apo Marketplace do të raportojnë te Tatimet të ardhurat e shitësve

08:27 - Korrik 16, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

gazetar_110:33 - Korrik 16, 20260

Mosmarrëveshjet tatimore ndërkufitare nuk do të mbeten më peng i negociatave pa afat mes administratave…

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026

Projektligji: Platformat si Airbnb, Booking apo Marketplace do të raportojnë te Tatimet të ardhurat e shitësve

08:27 - Korrik 16, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:33 - Korrik 16, 2026

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:11 - Korrik 16, 2026

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

08:28 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:33 - Korrik 16, 2026

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter