Pas 1 dite rënie, shtrenjtohet sërish çmimi i naftës.
Në mbledhjen që u mbaj mëngjesin e sotëm Bordi i Transparencës të Hidrokarbureve ka vendosur rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë për tregun e pakicës.
Nga 203 lekë çmimi i naftës u rrit në 218 lekë për litër. Benzina nga 175 lekë arriti në 181 lekë për litër.
Çmimet sipas Bordit të Transparencës
Me shumicë
●Nafta: 206 Lekë
●Benzina: 169 Lekë
Me pakicë
●Nafta: 218 Lekë
●Benzina 181 Lekë
Gazi nuk ndryshon.

