Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bora dhe ngricat pushtojnë Evropën dhe Amerikën, anulohen dhjetra fluturime, probleme me transportin

13:09 - Janar 5, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Reshjet e dendura të dëborës dhe i ftohti ekstrem po pushton një pjesë të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Mbretërinë e Bashkuar, stacionet e hekurudhave dhe aeroportet po punojnë me ndërprerje.

Në Londër janë anuluar udhëtimet në disa linja trenash, kjo për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike pas reshjeve të dendura gjatë natës. Ndërkohë në Liperpool trenat po qarkullojnë pa pasagjerë për të parë se si do të vijojë situata.

Aeroporti i Mançesterit i ka rihapur të dyja pistat, pasi i mbylli përkohësisht për disa orë mëngjesin e sotëm, ndërkohë që ekipet punojnë për të hequr akullin e avionëve dhe për të pastruar vendkalimet.

Nga ana tjetër, aeroporti “John Lennon” i Liverpool-it, me tihapjen e pistës në mëngjes, paralajmëroi vonesa të fluturimeve.

Gjermania

Në Gjermani, për shkak të motit të keq, me reshje bore dhe shi, 120 nga 1 090 fluturimet e planifikuara sot në aeroportin më të ngarkuar të saj, Frankfurt, janë anuluar, tha një zëdhënës i operatorit të aeroportit.

“Edhe operacionet në aeroportin e Mynihut janë ndërprerë për shkak të borës dhe akullit”, tha një zëdhënës i aeroportit të dielën në mëngjes. Është e paqartë se sa do të zgjasin kufizimet e lidhura me motin. Udhëtarëve u është kërkuar të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për informacion në lidhje me fluturimet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Stuhia e dëborës mund të sjellë reshjet më të madhe dhe temperaturat më të ulëta që Amerika ka përjetuar në më shumë se një dekadë.  Stuhia, e cila ka nisur nga mesi i SHBA-së, do të lëvizë drejt lindjes gjatë ditëve të ardhshme, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS).

Gjendja e emergjencës është shpallur në shtetet e Kentakit dhe Virxhinias. Disa zona të SHBA-së që nuk janë mësuar me të ftohta ekstreme, përfshirë Misisipin dhe Floridën, janë paralajmëruar të presin kushte të rrezikshme.  Parashikuesit e motit thonë se i ftohti ekstrem po shkaktohet nga “vorti i polarit”, një zonë ajri e ftohtë që qarkullon rreth Arktikut.

Disa zona të Kansasit dhe Indianës, por edhe Uashington DC, Baltimore dhe Filadelfia mund të mbulohen nga të paktën 20.3 cm dëborë dhe akull nga e diela deri të hënën. Reshjet e dëborës mes 12 dhe 30 cm mund të regjistrohen në disa pjesë të Virxhinias.

Kompani ajrore si American, Delta, Southwest dhe United po heqin tarifat për ndryshimin e biletave për pasagjerët për shkak të mundësisë së ndërprerjeve të fluturimeve.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
akulli Amerika debora gjermania Mbreteria e bashkuar
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

gazetar_206:04 - Qershor 4, 20260

Veriu i Shqipërisë po përjeton një shpopullim të vazhdueshëm të qarqeve dhe një përqendrim gjithnjë…

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:01 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

05:58 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter