Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bliss, platforma online e terapisë e krijuar nga shqiptarja për të ndihmuar bashkëkombasit në diasporë

08:47 - Korrik 15, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Një platformë online terapie, ndërtuar nga dhe për migrantët shqiptarë, po thyen barrierat e padukshme të gjuhës, kostos, stigmës dhe shkëputjes kulturore në kujdesin për shëndetin mendor.

Marrja e ndihmës për shëndetin mendor nuk është e lehtë. Për miliona njerëz — veçanërisht ata që jetojnë larg vendit të tyre — pengesat janë të mëdha: gjuha, kostoja, diferencat kulturore, stigma dhe listat e gjata të pritjes.

Shqiptarja Jona Doda, bashkëthemeluese dhe CEO e Bliss, i njeh mirë këto sfida. Pas studimeve në London School of Economics and Political Science, ajo ka punuar për mbi 10 vjet në startupe teknologjie në pozicione drejtimi të rritjes dhe marketingut. Ajo pranon se udhëtimi i saj me shëndetin mendor “filloi vite më parë, kur lashë Shqipërinë për të ndjekur mundësi në Mbretërinë e Bashkuar.”

“Me kalimin e kohës kuptova sa shumë mbartim me vete — jo vetëm shpresat, por edhe sfidat. Kjo më frymëzoi të bashkoj përvojën time në startup-e me pasionin për shëndetin mendor dhe të ndërtoj diçka me kuptim.”

Terapia për diasporën shqiptare

Bliss është një platformë online terapie për shqiptarët jashtë vendit, që i lidh përdoruesit me psikologë të kualifikuar shqiptarë.

Shqipëria ka një popullsi rezidente prej rreth 2.7 milionë banorësh, por diaspora shqiptare në botë arrin në mbi 10 milionë.

Sipas Dodës: “Shumë njerëz në diasporë vështirësohen të gjejnë terapistë që flasin gjuhën e tyre dhe kuptojnë kulturën. Ndonjëherë, nuk është vetëm gjuha problemi, por konteksti kulturor.”

Kulturalisht e përshtatur, e qasshme dhe e përballueshme

Bliss lindi nga një nevojë e thjeshtë, por urgjente: komunitetet e diasporës shpesh përjashtohen nga zgjidhjet tradicionale për shëndetin mendor. Barrierat gjuhësore, stigma kulturore, kostot e larta dhe sistemet e huaja e bëjnë të vështirë aksesin.

Psikologët e Bliss mbështesin klientë që përballen me sfida të ndryshme, nga vështirësitë familjare e marrëdhëniet, deri te stresi, lodhja, vështirësitë financiare dhe problemet e identitetit kulturor.

Platforma ofron terapi me kosto të ulët, me ndjeshmëri kulturore dhe pa pengesa të mëdha, sidomos për migrantët e gjeneratës së parë dhe të dytë.

Nga terapi e ndjeshme ndaj traumës, te përputhja inteligjente me terapistë përmes AI, Bliss është ndërtuar nga dhe për komunitetin, duke theksuar përfshirjen, qasjen dhe mirëqenien përpara etiketave klinike.

Në Europë, mungesa e shërbimeve publike dhe çmimet e larta të terapive private kanë bërë që shumë njerëz të presin me muaj për ndihmë.

Doda thekson: “Fatkeqësisht, për shumë njerëz — sidomos kur e provojnë terapinë për herë të parë — është si një zgjidhje e fundit. Dhe ata nuk mund të presin gjatë. Kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.”

Bliss konkurron me gjigandët e tregut

Ndryshe nga platforma të mëdha si BetterHelp apo Talkspace, të cilat nuk ofrojnë ndjeshmëri kulturore ose gjuhë të rralla si shqipja, Bliss ofron sesione që nisin nga vetëm 30 euro, rreth gjysma e çmimit të ofruesve të tjerë.

Terapistët e diasporës duan të ndihmojnë komunitetin e tyre

Psikologët në Bliss përzgjidhen përmes një procesi rigoroz nga rekrutues me eksperiencë.

“Teknologjia më e mirë nuk funksionon nëse terapistët nuk janë profesionistë empatikë dhe të përgatitur,” thekson Doda.

Aktualisht, Bliss ka rreth 30 psikologë aktivë dhe 50 të tjerë në pritje për t’u bashkuar.

“Është interesante,” shton Doda, “sepse jo vetëm që pati kërkesë nga përdoruesit, por edhe shumë terapistë donin të bëheshin pjesë. Ata e vlerësojnë fleksibilitetin dhe mundësinë për të ndihmuar bashkëkombësit e tyre.”

Bliss përdor të dhëna anonime për të kuptuar temat më të shpeshta: izolimi social, mungesa e përkatësisë dhe identiteti kulturor janë shqetësimet më të theksuara.

“Migrantët shpesh ndihen sikur nuk i përkasin as vendit ku jetojnë, e as vendit të origjinës. Është si të jesh gjithmonë ‘në avion’.”

Pse është e rëndësishme ndjeshmëria kulturore

Shumë përdorues që kanë provuar terapi më parë jashtë vendit shprehen se terapistët e huaj nuk arrijnë të kuptojnë nuancat kulturore shqiptare.

“Një terapist britanik do t’i duhen 10 seanca për të kuptuar dinamikat e një familjeje shqiptare,” thotë Doda. “Kjo ndjeshmëri kulturore është thelbësore për një proces terapeutik të suksesshëm.”

Përveç terapistëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, Bliss bashkëpunon edhe me shqiptarë të diasporës në vende si Gjermania, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Për shumë përdorues, ka rëndësi të madhe të flasin me dikë që ka të njëjtin përvojë emigracioni – një terapist shqiptar në Britani që e kupton jetën e një shqiptari në Britani.”

Zgjerim drejt tregut B2B dhe bashkëpunime ndërkombëtare

Bliss po zgjerohet drejt klientëve korporativë (B2B), duke ofruar shërbimin si përfitim për punonjësit në kompani dhe startupe.

Platforma dorëzoi gjithashtu një produkt të parë “white label” për një kompani finlandeze në sektorin e shëndetit mendor që nuk kishte platformë digjitale.

Bliss është ende i vetëfinancuar (bootstrapped), por ka pasur sukses në ekosistemin evropian të startupeve: pjesë e Plug and Play, fitues i Challenge Fund nga EU for Innovation, dhe mbështetur edhe nga Qeveria Shqiptare.

Ka fituar çmimin e parë në Tirana Slush’D, konkursi më i madh i startup-eve në Shqipëri.

Këshilltarët përfshijnë emra të njohur si Peter Vesterbacka (bashkëthemelues i Angry Birds dhe Slush) dhe sipërmarrësi Kustaa Valtonen (vizionari i tunelit Helsinki–Tallinn). Bliss po regjistrohet edhe në Finlandë, për të përmbushur kërkesën e lartë për shërbime të shëndetit mendor atje.

Shqipëria si trampolinë për zgjerim

Ndërsa fokuson diasporën shqiptare, Bliss synon të përsërisë modelin për komunitete të tjera të nënpërfaqësuara, si vietnamezët jashtë vendit.

“Shumë njerëz pyesin: ‘Pse Shqipëria?’, por përveç përparësisë gjuhësore, Shqipëria ofron mundësi reale për inovacion dhe rritje,” thekson Doda.

“Për mua, ishte edhe një mundësi për t’i kthyer diçka vendit tim, i cili shpesh përfaqësohet padrejtësisht në media.”

Bliss është një shembull se si teknologjia dhe ndjeshmëria kulturore mund të ndërtojnë ura reale për mirëqenie psikologjike në një botë gjithnjë e më të shpërndarë./ Përshtati nga Tech.eu, ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bliss diaspora jona doda Platforma online terapi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026

BE kërkon që Facebook dhe Instagram të heqin funksionet që krijojnë varësi

10:09 - Korrik 12, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

gazetar_110:31 - Korrik 27, 20260

Për Ekofin.al, Ilir Ciko, pedagog, Canadian Institute of Technology Rrallëherë ekonomistët bien dakord me juristët.…

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:31 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

09:44 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

06:03 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter