Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bizneseve iu kthyen 253 milionë euro rimbursim TVSH-je në 2025

10:25 - Dhjetor 26, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

1622 subjekte të në të gjithë vendin kanë përfituar rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar gjatë vitit 2025.

Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë afro 25,3 miliardë lekë  apo 253 milionë euro të rikthyera tek bizneseve në vend nga administrata, në formën e TVSH të  paguar, përmes procedurës së rimbursimit dhe rrjedhimisht edhe të rikthyera në ekonomi.  Krahasuar me një vit më parë, shifra ka pësuar rritje të ndjeshme, pasi gjatë 2024-ës rimbursimet u mbyllën në shumën e 223 milionë eurove.

E ndarë sipas muajve, vihet re një rritje progresive e rimbursimeve të bëra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe shifra më e lartë rezulton të jetë në muajin shtator me afro 4.9 miliardë lekë apo rreth 50 milionë euro, një shifër kjo disa herë me e madhe se muajt e tjerë të vitit, ndjekur nga muaji Qershor ku u kompensuan  mesatarisht afro 43 milionë euro dhe në pjesën tjetër të muajve rimbursimet mesatare kanë qenë nga 15-18 milionë euro.

Ndërkohë që koha e kryerjes së këtij procesi po reduktohet gradualisht,  ku 80% e kërkesave janë miratuara pa kontroll.

Rimbursimi i TVSH-s për bizneset përgjatë vitit 2024,  përmes platformës dixhitale është bërë brenda mesatarisht 31 ditëve duke reduktuar kohën e pritjes dhe lehtësuar tatimpaguesit.

Personat e tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, që rezultojnë me tepricë kreditore mbi 400.000 mijë lekë, kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për rimbursimin e TVSH-së pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kjo kërkesë paraqitet sipas formularit të miratuar “Kërkesë për rimbursimin e TVSH-së” (online si dhe fizikisht).

Rimbursimi i TVSH-së kryhet brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nëpërmjet sistemit të Thesarit. Kërkesa për rimbursim i nënshtrohet procedurës normale të rimbursimit duke iu nënshtruar analizës se riskut.  Rimbursohen automatikisht brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës subjektet e konsideruar me risk zero. Në rast të mosrimbursimit të shumës së miratuar, personit të tatueshëm i lind e drejta e mospagesës së detyrimeve të tjera tatimore në masën e TVSH-së së pretenduar për rimbursim.

Nëse një rimbursim, i cili duhej kryer nga administrata tatimore, nuk kryhet brenda afateve ligjore, administrata tatimore paguan kamatëvonesë për shumën e paguar më tepër. /scantv

 

Ekofin Media
Ekofin Media
administrata biznesi euro rimbursimi tvsh
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

gazetar_123:44 - Korrik 18, 20260

Shqipëria pritet të hyjë në zgjedhjet vendore të vitit 2027 me një hartë të re…

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

08:59 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter