Në Shqipëri, për vitin 2023, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishin të regjistruara 132 parti politike. Ndërkohë që vendi u drejtohet zgjedhjeve parlamentare në vitin 2025, anketimi i Barometrit të Ballkanit për vitin 2024 jep të dhëna mbi besimin e publikut te partitë politike dhe Parlamenti.
Sipas të dhënave të sondazhit, përqindja e atyre që priren të mos u besojnë partive politike në 2024 vijon të jetë e lartë me 39%, edhe pse me një zbritje të lehtë krahasuar me vitin 2023 që shënonte 42%. Po kështu, e lartë mbetet përqindja e atyre që nuk u besojnë fare partive politike me 36%, krahasuar me 21% të të anketuarve që u besojnë atyre. Besimi te partitë politike gjithsesi ka shënuar rritje krahasuar me vitin e mëparshëm që ishte vetëm 14%.
Të dhënat tregojnë se është rritur ndjeshëm besimi te qeveria me 46% të atyre që priren t’i besojnë përkundrejt 25% të të anketuarve që priren të mos i besojnë ekzekutivit. Sidoqoftë këto shifra kanë shënuar një rritje krahasuar me vitin 2023, ku përqindja e atyre që prireshin ta besonin qeverinë ishte 36%.
Ndërkohë që besimi te Parlamenti është rritur me 35% për vitin 2024 nga 26% që ishte në vitin 2023. Besimin më të madh të publikut nga institucionet shtetërore për vitin 2024 e ka fituar Policia e Shtetit me 56%. /ekofin.al

