Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Banka Shqiptare e Zhvillimit vijon rekrutimet, hapen 5 pozicione të reja pune

06:00 - Maj 26, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka Shqiptare e Zhvillimit ka hapur disa thirrje të reja për  vende vakante, ndërsa vijon procesin e ngritjes institucionale dhe fillimit të operacioneve si bankë shtetërore zhvillimore. Institucioni, i krijuar me ligjin nr. 23/2025, po kërkon profesionistë me eksperiencë në sektorin bankar, financë dhe menaxhim projektesh për të ndërtuar strukturat kryesore operacionale të bankës.

Sipas shpalljeve të publikuara, Banka Shqiptare e Zhvillimit ka hapur pesë pozicione të nivelit të mesëm dhe menaxherial, duke sinjalizuar se fokusi aktual mbetet ngritja e funksioneve bazë të kreditimit, thesarit, kontrollit financiar dhe administrimit operacional.

Pozicionet e shpallura janë Specialist i Lartë për Administrimin e Kredisë dhe Back Office, Specialist i Lartë i Planifikimit dhe Kontrollit, Menaxher Projekti, Specialist i Lartë Thesari dhe Specialist i Lartë për Analizën dhe Vlerësimin e Kredive.

Në të gjitha pozicionet kërkohet eksperiencë e mëparshme në banka ose institucione financiare, njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe aftësi të avancuara në analizë financiare, operacione bankare apo menaxhim procesesh. Banka vë theks të veçantë tek profesionistët që mund të kontribuojnë në ndërtimin nga e para të proceseve të kontrollit, raportimit dhe administrimit operacional.

Për pozicionin e Specialistit të Lartë të Thesarit kërkohen ekspertë me eksperiencë në menaxhimin e likuiditetit, tregjet financiare dhe instrumentet e investimit, ndërsa për Specialistin e Analizës dhe Vlerësimit të Kredive kërkohet eksperiencë në underwriting, kreditim SME dhe analizë të riskut kreditor.

Ndërkohë, pozicioni i Menaxherit të Projektit synon koordinimin e ngritjes operacionale të bankës, duke përfshirë bashkëpunimin me konsulentë, këshilltarë dhe institucione të tjera financiare.

Banka thekson se ndodhet ende në fazën e ndërtimit institucional, ndaj kandidatët idealë duhet të jenë të aftë të punojnë në një mjedis në zhvillim, ku procedurat, strukturat dhe sistemet janë ende duke u krijuar. Banka synon të luajë rol kyç në financimin e SME-ve, projekteve strategjike dhe zhvillimit ekonomik të vendit, duke adresuar boshllëqet e financimit në ekonomi.

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën [email protected], të shoqëruara me CV në anglisht, letër motivimi dhe dokumentacionin mbështetës. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
analist kredie Banka shqiptare e zhvillimit pozicion pune projekti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter