Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Banka Botërore: Shqipëria e fundit në rajon për shpenzime publike në raport me PBB

05:59 - Prill 30, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria rezulton në vend të fundit në rajon sa i përket shpenzimeve publike në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), vetëm 30.3% në vitin 2025.

Ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka ndjekur një politikë fiskale ekspansioniste gjatë viteve të fundit, me rritjen e shpenzimeve publike që ka tejkaluar ritmet e të ardhurave. Qëllimi kryesor ka qenë mbështetja e të ardhurave të familjeve në një mjedis me presione ekonomike, por kjo ka sjellë edhe rritje të barrës buxhetore.

Në nivel rajonal, shpenzimet publike arritën në mesatarisht 38.8% të PBB-së në vitin 2025, nga 38% në vitin 2024, duke qëndruar rreth 1.7 pikë përqindje mbi mesataren e dekadës së fundit (duke përjashtuar vitin 2020). Shqipëria mbetet e fundit, me nivelin më të ulët të shpenzimeve publike në rajon në raport me PBB-në, edhe pse ka shënuar përmirësime në vitet e fundit.

Rritja e shpenzimeve është nxitur kryesisht nga dy zëra: përfitimet sociale dhe paga në sektorin publik. Në katër nga gjashtë vendet e rajonit, shpenzimet për përfitime sociale u rritën dhe tejkaluan nivelet e vitit 2024 me mesatarisht 0.7 pikë përqindje të PBB-së. Kjo lidhet kryesisht me rritjen e pensioneve dhe zgjerimin e transfertave sociale. Rasti më i theksuar është Bosnja dhe Hercegovina, ku shpenzimet sociale u rritën ndjeshëm nga 16.2% në 20.3% të PBB-së, të nxitura nga një rritje 10% e pensioneve, si edhe nga zgjerimi i ndihmave për personat me aftësi të kufizuara dhe përfitimeve për lindjet.

Në të njëjtën kohë, edhe fondi i pagave në sektorin publik ka ushtruar presion mbi buxhetet. Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia kanë regjistruar rritjet më të forta, përkatësisht me 0.9 dhe 0.6 pikë përqindje të PBB-së, duke arritur nivelet më të larta në rajon, me 11.4% dhe 9.9% të PBB-së.

Ndërkohë, edhe sa i përket rritjes së pagave, përfitimeve sociale dhe shpenzimeve kapitale, të matura gjithmonë në raport me PBB-në, Shqipëria rezulton e fundit në rajon si për vitin 2024, edhe për 2025, së bashku me Kosovën. Pra edhe pse ka patur rritje të shpenzimeve për pagat dhe pensionet, përsëri krahasuar me vendet e rajonit ato kanë qenë më të ulëta për Shqipërinë. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
buxheti mbeshtetja sociale pagat shpenzimet publike shqipëria të ardhurat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter