Grupi Balfin synon të zgjerojë më tej konceptin e Retail Park, parqe tregtare, duke hapur disa njësi të tilla në rajon, në bashkëpunim me kompaninë ndërkombëtare, BIG, me të cilën ka nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi.
Modeli i parë i parkut tregtar në Shqipëri u inaugurua nga Balfin në Korçë në vitin 2022, i quajtur West Park.
Koncepti i Retail Park u ofron qyteteve një përvojë të re blerjeje. Ndryshe nga qendrat tregtare, retail park janë mjedise më kompakte, të projektuara me kujdes me më përshtatshmëri më të lartë për nevojat e popullsisë në një zonë të caktuar.
“CEE – BIG – BALFIN Holding Development Ltd.”, që është shoqëria e krijuar nga bashkëpunimi mes dy konpanive, “Balfin – Balkan Finance Investment Group” sh.p.k dhe “CEE – BIG B.V.” do të realizojë marrjen e kontrollit të shoqërisë “Retail Park Shkodra” sh.p.k.
Kjo e fundit, në pronësi të Balfin, ka si qëllim zhvillimin dhe dhënien me qira të hapësirave komerciale në formatin e parkut tregtar. Këto parqe tregtare përbëhen nga njësi komerciale të cilat do t’u jepen me qira operatorëve të pavarur të shitjes me pakicë përmes marrëveshjeve të posaçme të qirasë.
Ekofin.al mëson se grupi Balfin ka nënshkruar një marrëveshje me shoqërinë “BIG Shopping Centers” Ltd. (BIG) për hapjen e disa Retail Parks në disa qytete të rajonit. Balfin ka një eksperiencë shumë të mirë me parkun e parë të këtoj formati, që është West Park në Korçë. Tani, ambicja e Balfin është që në bashkëpunim me BIG, jo vetëm të shtrihet në rajon, por edhe të afrojë brande ndërkombëtare dhe të përmirësojë përvojën e blerjeve në Shqipëri dhe më gjerë.
BIG Shopping Centers Ltd. (BIG), e themeluar në vitin 1994 nga Yehuda Naftali dhe e menaxhuar nga Hay Galis, është një grup kryesor i pasurive të paluajtshme, me fokus në zhvillimin, operimin dhe investimin në qendra tregtare dhe stili jetese në ajër të hapur, logjistikë, zyra, energji rezidenciale dhe të rinovueshme.
Ndërkohë Balfin ka një eksperience të konsoliduar me dy qendra tregtare shumë të suksesshme në Shqipëri, TEG dhe QTU, por që tani kërkon të zgjerojë konceptin e ri, të implementuar në West Park në Korçë, duke ndërtuar disa modele të tilla në rajon. /ekofin.al
