Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Avokati i Popullit: Rriten ankesat për llogaritje të gabuara të pensioneve dhe mosnjohje të viteve të punës

05:58 - Maj 18, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Avokati i Popullit vëren probleme me llogaritjen e pensioneve, mungesën e transparencës, vonesat administrative dhe nivelin e ulët të përfitimeve për pensionistët. Në raportin për vitin 2025, institucioni thekson se, megjithëse e drejta për sigurime shoqërore garantohet nga Kushtetuta dhe ligji, në praktikë qytetarët vijojnë të përballen me pengesa që cenojnë sigurinë ekonomike dhe jetesën dinjitoze.

Gjatë vitit 2025, Avokati i Popullit administroi 67 ankesa në fushën e sigurimeve shoqërore. Hetimi administrativ përfundoi për 56 çështje, ndërsa 11 raste mbeten ende në shqyrtim. Nga këto, në 21 raste u konstatua cenim i së drejtës së qytetarëve.

Sipas raportit, më të shpeshta janë pasaktësitë në përllogaritjen e pensioneve të pleqërisë. Janë evidentuar raste kur nuk janë njohur periudhat e vjetërsisë në punë, edhe pse qytetarët kishin paraqitur dokumentacionin provues. Kjo do të thotë se shumë pensionistë kanë përfituar pensione në nivele më të ulëta sesa parashikon periudha e sigurimit dhe pritshmëritë ligjore.

Nga ana tjetër, Avokati ka konstatuar “heshtjen” administrative dhe vonesat në trajtimin e kërkesave. Raporti evidenton mungesën e përgjigjeve brenda afateve ligjore për kërkesat që lidhen me rishikimin e masës së pensionit ose përfitimin e pensioneve të posaçme shtetërore. Kjo situatë i lë qytetarët në pasiguri juridike dhe u pengon atyre ndjekjen e rrugëve të tjera të ankimit.

Po kështu ka pasur mungesë transparence nga administrata e sigurimeve shoqërore. Në disa raste qytetarëve u është refuzuar pa arsye vënia në dispozicion e dokumentacionit të plotë të dosjes së pensionit, duke i penguar ata të verifikojnë nëse llogaritjet janë bërë në mënyrë korrekte.

Raporti ngre shqetësime edhe për raste të moslidhjes së pensioneve të pleqërisë, pavarësisht plotësimit të kushteve ligjore, si dhe për ndërprerje ose mospërfitim të pensioneve suplementare pa njoftim paraprak dhe pa vendim të arsyetuar administrativ.

Për 21 rastet ku u konstatua cenim i së drejtës, Avokati i Popullit ndërhyri pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Sipas raportit, ndërhyrjet sollën zgjidhje pozitive për qytetarët, si lidhja e pensioneve ose rishikimi i masës së përfitimit, pa qenë nevoja për rekomandime formale.

Një fokus të veçantë në raport zë edhe niveli i ulët i pensioneve. Avokati i Popullit nisi hetim administrativ me iniciativë pas protestave të pensionistëve dhe shqetësimeve të ngritura në media për masën e pensioneve, indeksimin e vonuar dhe mospërputhjen e tyre me rritjen e kostos së jetesës. Nga hetimi rezultoi se, megjithëse janë marrë masa mbështetëse si indeksimi vjetor dhe bonuset, problematika e mjaftueshmërisë së pensioneve mbetet strukturore dhe e vazhdueshme.

Avokati i rekomandoi Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale marrjen e masave të qëndrueshme për përmirësimin e situatës, përmes analizave më të thelluara dhe koordinimit ndërinstitucional.

Raporti vëren gjithashtu se mbeten të pazgjidhura problematika që kërkojnë ndërhyrje strukturore dhe buxhetore, si reforma e skemës së pensioneve dhe pensionet e posaçme shtetërore. Avokati i Popullit kujton se Këshilli i Ministrave ka detyrimin ligjor të miratojë jo më shumë se 15 pensione të posaçme në vit, ndërsa kufizimet financiare të raportuara nga qeveria mbeten pengesë për trajtimin e kërkesave të qytetarëve.

Sipas Avokatit të Popullit, fakti që 21 raste u zgjidhën pas ndërhyrjes së institucionit tregon se administrata ka mundësi të korrigjojë shkeljet, por njëkohësisht nxjerr në pah nevojën për një administrim më transparent, më llogaridhënës dhe më të orientuar drejt të drejtave të pensionistëve dhe përfituesve të sigurimeve shoqërore. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
avokati i popullit cenim mohimi pensionet Sigurimet shoqerore
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter