Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Avokati i Popullit: Rindërtimi po zvarritet, familjet pa strehim edhe 6 vite pas tërmetit

06:57 - Maj 30, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Procesi i rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019 vijon të shoqërohet me vonesa, mungesë transparence dhe pasiguri për dhjetëra familje që ende nuk kanë marrë një zgjidhje të qëndrueshme strehimi.

Në raportin për vitin 2025, Avokati i Popullit shprehet se problematikat nuk lidhen vetëm me ritmin e punimeve, por me vetë cilësinë juridike dhe administrative të trajtimit të qytetarëve.

Gjatë vitit 2025 janë paraqitur 25 ankesa të reja dhe 11 ankesa të mbartura nga vitet e mëparshme. Shqetësimet kryesore lidhen me vonesat në trajtimin me banesa të reja, pamundësinë e disa familjeve për të aplikuar, vonesat në përforcimin e pallateve të dëmtuara dhe mungesën e bonusit të qirasë për familje që, megjithëse janë shpallur përfituese, vijojnë të mos kenë strehim të përhershëm. Sipas Avokatit të Popullit, në disa raste barra e zgjidhjes së problemeve është transferuar te vetë qytetarët, edhe pse ligji ia ngarkon këtë përgjegjësi institucioneve publike.

Nga shqyrtimi i rasteve individuale rezulton se një nga problemet më të përsëritura është zvarritja e procedurave dhe mungesa e komunikimit të qartë me banorët. Avokati i Popullit ndërhyri pranë Bashkisë Tiranë për vonesat në riforcimin e një pallati të dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe të shpallur të pabanueshëm. Hetimi administrativ nxori në dukje paqartësi, mungesë informacioni dhe trajtim të paplotë administrativ, duke cenuar jo vetëm të drejtën për strehim, por edhe cilësinë e jetës së banorëve. Institucioni kërkoi nisjen dhe përfundimin sa më të shpejtë të punimeve, si dhe identifikimin e përgjegjësive për zvarritjen e procesit.

Një nga rastet më problematike të trajtuara në raport është ai i pallatit nr. 581 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Sipas Avokatit të Popullit, procesi i riaftësimit strukturor të godinës është tejzgjatur, ndërsa mungesa e një zgjidhjeje konkrete ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e banorëve. Edhe pse pallati është shpallur i pabanueshëm, disa familje janë rikthyer në apartamentet e tyre për shkak se nuk kanë alternativë tjetër strehimi, pavarësisht rrezikut potencial që paraqet godina.

Probleme të ngjashme gjenden edhe në Kombinat, ku banorët janë përballur me mungesë informacioni, tejkalim të afateve të arsyeshme dhe mungesë vendimmarrjeje për fatin e pallateve të dëmtuara. Avokati i Popullit vlerëson se këto situata përbëjnë shkelje të së drejtës për informim dhe të drejtës për strehim të qytetarëve.

Raporti vëren edhe raste ku qytetarët janë penalizuar për shkak të gabimeve administrative. Në një rast në Bashkinë Shijak, Avokati i Popullit kërkoi rishikimin e praktikës së një qytetari që rrezikonte të mbetej jashtë përfitimit nga fondet e rindërtimit. Në një tjetër rast, një gabim material në dosjen e aplikimit nga DVASHK Tirana Veri çoi në skualifikimin e qytetarit A.K. nga programet e rindërtimit të Bashkisë Tiranë. Për këtë arsye, Avokati rekomandoi rishikimin e dosjes dhe bashkëpunim më të ngushtë mes strukturave përgjegjëse për të shmangur përsëritjen e rasteve të ngjashme.

Po kështu, një nga rastet më të rënda të përmendura në raport lidhet me shtetasen N.S. dhe familjen e shtetasit K.S., banesat e të cilëve janë shpallur të pabanueshme dhe me rrezik shembjeje. Edhe pse familjet janë trajtuar që prej vitit 2019 dhe fillimisht janë shpallur përfituese nga programet e rindërtimit, procesi ka vijuar për vite pa sjellë një zgjidhje konkrete strehimi. Sipas Avokatit të Popullit, familjet janë orientuar gabimisht drejt rindërtimit në një truall që nuk e kishin në pronësi dhe më pas janë hequr edhe nga lista e përfituesve. Avokati vlerëson se autoritetet vendore nuk kaluan në kohë nga mekanizmat e rindërtimit drejt programeve të strehimit social, duke i lënë familjet për vite në pasiguri juridike dhe sociale.

Avokati i Popullit thekson se problematika nuk qëndron vetëm te ekzistenca e kuadrit ligjor për rindërtimin, por te aftësia e administratës për ta kthyer atë në zgjidhje reale dhe në kohë për qytetarët. Sipas raportit, zvarritja në vendimmarrje, mungesa e përgjigjeve, pasiguritë për bonusin e qirasë dhe tejzgjatja e proceseve të ndërtimit tregojnë se standardi formal ligjor nuk është përkthyer ende në mbrojtje efektive të së drejtës për strehim. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
avokati i popullit rindërtimi strehim tërmeti vonesa zvarritja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter