Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Avni Ponari: 95% e dëmeve paguhen direkt nga kompanitë e sigurimit, shumë pak shkojnë në gjykata

11:55 - Janar 9, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ditën e djeshme, emisioni “Shtylla” në KOSOVAPRESS, transmetoi një intervistë të CEO-s së SIGAL INSURANCE GROUP, z. Avni Ponari.

Z. Avni Ponari u ndal te historiku i themelemit të SIGAL, duke filluar që nga ideja e emrit, që nga ditët e para të themelimit të biznesit e deri te zgjerimi gradual në tre shtete, Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut.

Këtu gjeni intervistën e plotë, video në youtube të emisionit:

CEO i SIGAL Insurance Group rrëfeu që kalimi në vitin 1992 në një kompani sigurimesh, si drejtues i departamentit të marinës në kompaninë shtetërore, ishte lidhja e tij e parë me sigurimet, nga ku më pas, në vitet 1993-1994 kreu disa kurse profesionale në kompanitë më të mëdha prestigjioze në Evropë, përfshirë edhe Lloyd’s në Londër, brokerët më të mëdhenj si Marsh, Munich Re dhe Swiss Re.

Z. Avni Ponari rrëfeu se miratimi i ligjit të parë në 1996 për sigurimet private e gjeti brenda tregut të sigurimeve dhe se atëherë pati vendosur të provonte marrjen e një license. Kështu nisi historia e operatorit të parë privat në tregun e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL, në vitin 1999. Z. Ponari rrëfeu edhe një detaj tjetër interesant në lidhje me emrin, i cili, siç tregoi ai, ka kuptimin e një pulebardhe të vërtetë, ose nga deti, seagull, tingujt e shqiptimit të së cilës, në një radio marine, i patën mbetur në mendje kur raportohej për një kthim në portin e Durrësit.

Z. Ponari shpreh edhe një vlerësim dhe solidaritet me klasën e biznesmenëve shqiptarë të ditëve të para. “Ndërtimi i klasës së biznesit që sot anatemohet aq shumë është bërë në një luftë të jashtëzakonshme, me një punë të jashtëzakonshme nga këta që janë sot”, tha z. Ponari.

“Shumë veta mendojnë që biznesi në Shqipëri nuk e merr në konsideratë të kaluarën. Biznesi në Shqipëri ka nisur pa para, pa makina private, pa banka; ka filluar secili nga hiçi. Kam parasysh të gjithë atë plejadë biznesmenësh që nisën njëherë. Të them të drejtën, nuk jam i kënaqur me ata njerëz që sot flasin për një që janë marrë me biznes dhe kanë bërë biznes, përpiqen t’i përgojojnë, përpiqen t’i përgojojnë, denigrojnë, ngacmojnë. Në 1991–1992 ne në Shqipëri ishim të gjithë të barabartë. Të gjithë kishin një dhomë e një kuzhinë, kishin dy divane dhe një televizor “Lura” dhe asgjë tjetër. Të gjithë dolëm të papunë ose u larguam nga puna. Kishim mundësi që të startonim dhe të krijonim biznes”, ndau me publikun e KOSOVAPRESS CEO i SIGAL.

Ai shprehu krenari për një pjesë të madhe të biznesmenëve që, në kushte thuajse të pamundura dhe pa banka, industri sigurimesh apo ekonomi private, arritën të ndërtonin një klasë të fortë biznesi brenda 30 viteve, duke theksuar se ata meritojnë më shumë mbështetje e vlerësim dhe jo anatemiM, pasi suksesi i tyre nuk është faj i të tjerëve dhe një pjesë e konsiderueshme e asaj që krijojnë kthehet në dobi të shtetit.

“Na ndihmuan kompanitë e huaja ndërkombëtare, që na dhanë asistencën e tyre, na ndihmuan duke filluar nga sigurimet motorike, TPL-ja, që ishte përgjegjësia e parë, e pastaj te sigurimet e tjera. Në 4–5 vjet, 1992–1996, u bë një revolucion i tërë për ta kuptuar industrinë dhe për ta kuptuar se çfarë janë sigurimet. Dalja në tregun privat natyrisht ishte e vështirë”, vijoi rrëfimi i z. Ponari për fillesat e kompanisë.

Z. Ponari, ndau me publikun e Kosovapress edhe filozofinë e tij të punës: thelbi i industrisë së sigurimeve është mbajtja e fjalës dhe pagesa e dëmeve, pasi marrëdhënia mes siguruesit dhe klientit ndërtohet mbi besimin e ndërsjellë, të simbolizuar nga duart e shtrënguara që shfaqen në çdo mesazh të kësaj industrie. “Ti i blen riskun klientit dhe nëse nuk e mban fjalën, pasojat shumëzohen me mijëra klientë, ndërsa kur e mban, besimi përhapet vetë”, veçoi ai, duke i vënë theksin faktit se pagesa në kohë e dëmit është thelbësore, sepse një dëm i vonuar humbet vlerën e tij dhe është pothuajse njësoj sikur të mos paguhet fare.

Sipas z. Avni Ponari, CEO i SIGAL Insurance Group, hyrja e Fondit Amerikan në vitin 2003 shënoi një kthesë historike për kompaninë dhe për tregun e sigurimeve në rajon. Ai kujton se “në të njëjtën ditë ndodhi hyrja e kapitalit amerikan dhe licenca në Kosovë”, një moment që solli ndryshime rrënjësore, rritje të qëndrueshme dhe konsolidim të SIGAL si lider tregu, me praninë e sotme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Z. Ponari thekson se sigurimet janë shtylla e tretë e ekonomisë së tregut dhe një element kyç në kalimin nga mentaliteti shtetëror te përgjegjësia individuale. “Nuk është më shteti ai që merr përsipër gjithçka; kontrata e sigurimit i jep qytetarit dinjitet dhe siguri”,shprehet ai, duke nënvizuar se mungesa e sigurimit e kthen individin te lutja dhe pasiguria, ndërsa sigurimi i jep zgjidhje të drejtpërdrejtë.

Në mbyllje, drejtori i Përgjithshëm i SIGAL rrëzoi mitin se kompanitë nuk paguajnë dëme, duke theksuar se “95% e dëmshpërblimeve paguhen drejtpërdrejt nga kompanitë”, ndërsa vetëm një pakicë përfundon në gjykata. Me mbi 500 milionë euro dëme të paguara në tre shtete dhe 30 vite histori, SIGAL, është dëshmi se besimi, kapitali dhe korrektësia ndërtojnë një kompani të fortë dhe një treg të shëndetshëm. /kosovapress

Ekofin Media
Ekofin Media
avni ponari ceo intervistë Sigal Insuranve Group
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Posta Shqiptare hyn në tregun e sigurimeve, licencohet nga AMF si agjent për Sigal dhe Albsig

11:55 - Korrik 23, 2026

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter