Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregulloren e re për marrëveshjet e specializimit, kritere më të rrepta për përjashtimet nga konkurrenca

23:00 - Janar 6, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar me vendim Rregulloren e re “Për përjashtimin e disa kategorive të marrëveshjeve të specializimit”, e cila shfuqizon Rregulloren e  vitit 2011.

Ndryshimet në lidhje me marrëveshjet e specializuara, përfshijnë pragun e pjesës së tregut, zbatimin e këtij pragu, kufizimet e rënda dhe mekanizmin e revokimit, të cilat janë thelbësore dhe tregojnë një kalim nga një regjim më i përgjithshëm drejt një kuadri më të detajuar, më rigoroz dhe më të harmonizuar me standardet e BE-së.

Sa i përket marrëveshjeve të specializuara, rregullorja e re i përkufizon ato në mënyrë më të zgjeruar dhe më teknike, duke bërë dallim të qartë ndërmjet marrëveshjeve të specializimit të njëanshme, reciproke dhe marrëveshjeve të prodhimit të përbashkët, si dhe duke sqaruar konceptet e produkteve të specializimit, produkteve të rrjedhës së poshtme dhe tregut përkatës, përfshirë rastet kur produktet janë inpute të përdorimit të brendshëm (captive).

Rregullorja e vjetër i njihte këto kategori, por trajtimi i tyre ishte më i thjeshtuar dhe më pak i lidhur me analizën e tregut përkatës dhe strukturën vertikale të marrëdhënieve ndërmjet palëve. Në rregulloren e re theksohet shprehimisht se përjashtimi në bllok duhet të kufizohet vetëm në rastet kur kufizimet janë të domosdoshme për arritjen e efekteve pozitive të specializimit, element që në rregulloren e vjetër nuk artikulohej me të njëjtën qartësi normative.

Në lidhje me pragun e pjesës së tregut, Rregullorja e re përcakton se marrëveshjet e specializimit mund të përfitojnë nga përjashtimi nga ndalimi i nenit 4 të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës vetëm nëse plotësohen njëkohësisht kushtet materiale dhe ato të fuqisë në treg.

Sipas nenit 3, përjashtimi zbatohet për marrëveshjet e specializimit në masën që ato përmbajnë kufizime të konkurrencës që lidhen drejtpërdrejt me specializimin, përfshirë edhe dispozitat për transferimin ose licencimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, për sa kohë që këto nuk përbëjnë objektin kryesor të marrëveshjes, si dhe rastet kur palët bien dakord për detyrime ekskluzive të blerjes ose furnizimit apo për shpërndarjen e përbashkët të produkteve të specializimit.

Ky përjashtim, megjithatë, nuk vepron automatikisht, pasi neni 4 e kushtëzon atë me respektimin e pragut të pjesës së tregut: pjesa e kombinuar e tregut e palëve nuk duhet të kalojë 20% në tregun ose tregjet përkatëse të produkteve të specializimit, ndërsa në rastet kur këto produkte janë produkte ndërmjetëse të përdorura plotësisht ose pjesërisht për përdorim të brendshëm (captive) si inpute për prodhimin e produkteve të rrjedhës së poshtme që gjithashtu shiten në treg, përjashtimi zbatohet vetëm nëse ky prag prej 20% respektohet si në tregun e produkteve të specializimit, ashtu edhe në tregun e produkteve të rrjedhës së poshtme, duke garantuar se efikasitetet e specializimit nuk shoqërohen me rrezik për konkurrencën efektive.

Rregullorja e vjetër nuk parashikonte këtë ndarje dhe aplikonte pragun 20% në mënyrë më uniforme, pa analizë të veçantë për tregjet downstream, çka e bënte përjashtimin më të gjerë në praktikë.

Ndryshime të theksuara vërehen edhe në zbatimin e pragut të pjesës së tregut. Rregullorja e re standardizon metodologjinë e llogaritjes duke u mbështetur në vlerën e shitjeve dhe, në mungesë të tyre, në informacione të tjera të besueshme, si dhe lejon përdorimin e mesatares së tre viteve kalendarike kur viti paraardhës nuk është përfaqësues.

Po kështu, ndryshon edhe mekanizmi i tolerancës: nëse pjesa e tregut fillimisht është ≤20% dhe më pas e tejkalon këtë prag, përjashtimi vazhdon të zbatohet vetëm për 2 vite kalendarike të njëpasnjëshme pas vitit të tejkalimit, pa dallim të nivelit të rritjes. Në rregulloren e vjetër, sistemi ishte më fleksibël dhe njëkohësisht më kompleks, pasi parashikonte dy skenarë: tejkalimi mbi 20% por jo mbi 25% lejonte përjashtim për 2 vite, ndërsa tejkalimi mbi 25% e kufizonte këtë përjashtim vetëm në 1 vit, me theksimin se këto përfitime nuk mund të kumuloheshin. Rregullorja e re e eliminon këtë shkallëzim 25%, duke e bërë regjimin më strikt dhe më të parashikueshëm.

Në aspektin e kufizimeve të rënda, përmbajtja thelbësore nuk ka ndryshuar: fiksimi i çmimeve për shitjet tek palët e treta, kufizimi i prodhimit ose shitjeve dhe ndarja e tregjeve apo klientëve përjashtohen nga përfitimi i përjashtimit në bllok. Megjithatë, rregullorja e re i formulon këto ndalime në mënyrë më të detajuar dhe më të lidhur me kontekstin e specializimit, duke sqaruar përjashtimet e lejuara, si përcaktimi i sasive në marrëveshjet e njëanshme ose reciproke, kapacitetet dhe vëllimet në prodhimin e përbashkët dhe objektivat e shitjeve në shpërndarjen e përbashkët.

Në lidhje me revokimin në raste individuale, rregullorja e re përforcon ndjeshëm kompetencat e Komisionit të Konkurrencës. Ajo parashikon shprehimisht se përfitimi nga përjashtimi mund të revokohet në çdo rast konkret kur konstatohet se marrëveshja, pavarësisht përmbushjes formale të kushteve, prodhon efekte të papajtueshme me ligjin, veçanërisht në tregje me përqendrim të lartë dhe konkurrencë të dobët, duke përmendur shembuj konkretë si pozicionet individuale në treg dhe rrjetet e marrëveshjeve paralele të specializimit. /ekofin.al 

Ekofin Media
Ekofin Media
autoriteti i konkurrencës marreveshjet e specializuara metodologjia perjashtimi rregullorja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter