Autor: Mirilda Tili

Nga Lyto Alliu  Shqipëria ka me qindra shtigje malore, peizazhe të mrekullueshme dhe destinacione që ende nuk njihen sa duhet, sidomos nga turistët e huaj. Por sot, për ta promovuar një vend, nuk nevojiten gjithmonë fushata të mëdha marketingu. Ndonjëherë mjafton një telefon, një itinerar i regjistruar dhe disa fotografi. Nëse më parë turistët mbështeteshin kryesisht te guidat, hartat apo rekomandimet e miqve, sot shumë prej tyre i planifikojnë aventurat përmes aplikacioneve ndërkombëtare. Kërkojnë shtigje, krahasojnë itinerare, shohin fotografi dhe lexojnë përvojat e atyre që kanë qenë më parë. Për Shqipërinë, këto platforma janë më shumë sesa mjete orientimi. Ato…

Lexo më shumë

Një platformë e re kombëtare për transparencën dhe komunikimin me qytetarët parashikohet të krijohet përmes ndryshimeve në ligjin “Për qeverisjen elektronike”. Projektligji i propozuar synon të forcojë aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në informacionin publik, të mundësojë ndjekjen e projekteve publike dhe të krijojë një mekanizëm elektronik për gjurmimin e kërkesave dhe ankesave drejtuar institucioneve. Nisma parashikon shtimin e një neni të posaçëm në ligjin nr. 43/2023, përmes të cilit përcaktohet krijimi i platformës “Pasqyra Albania”, e konceptuar si një pikë ndërveprimi mes autoriteteve publike dhe qytetarëve. Sipas projektligjit, platforma do të ndërveprojë me sistemet qeveritare përmes platformës qeveritare të…

Lexo më shumë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTI) kundërshton propozimet e bëra publike për Paketën Fiskale 2027 dhe i kërkon qeverisë të pezullojë ndryshimet që rrisin barrën tatimore, deri në zhvillimin e një konsultimi real me komunitetin e biznesit.Në një deklaratë për mediat, dhoma shpreh shqetësimin për efektet që ndryshimet e propozuara mund të kenë mbi investimet, punësimin, çmimet dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.Sipas DHTI-Tiranës, ndryshimet me ndikim të drejtpërdrejtë te mijëra sipërmarrje po diskutohen pa një proces paraprak, transparent dhe institucional konsultimi me përfaqësuesit e biznesit.Dhoma thekson se më 9 tetor 2026 i ka përcjellë zyrtarisht Ministrisë së Financave dhe…

Lexo më shumë

Projektvendimi i ri synon të ndryshojë mënyrën e certifikimit të ekspertëve që hartojnë raportet e ndikimit në mjedis, kryejnë auditime dhe monitorime mjedisore. Ekspertët do të duhet të plotësojnë kriteret arsimore dhe profesionale, ndërsa kandidatët e rinj do t’i nënshtrohen një provimi të organizuar nga ministria përgjegjëse për mjedisin.Një sistem i ri certifikimi për ekspertët mjedisorë propozohet të hyjë në fuqi përmes një projektvendimi të Këshillit të Ministrave, i cili përcakton kriteret e arsimimit, përvojën profesionale, procedurat e aplikimit dhe kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtarie.Projektvendimi parashikon që certifikimi të jetë i detyrueshëm për personat fizikë dhe juridikë që përgatisin…

Lexo më shumë