Author: gazetar_1

SHERIF BUNDO Leksioni numër një i ekon omisë është pikërisht ky që: rritja e çmimeve tregon prishjen e raportit të kërkesës me ofertën, për rrjedhojë përkeqësimin ekonomik. E thënë më thjeshtë, rritja e çmimeve vjen nga që prodhimi, produktet që prodhon dhe ofron ekonomia, kanë rënë dhe kërkesa e ekonomisë është ose atje ku ka qenë, ose është rritur natyrshëm më shumë. Rritja e çmimeve vjen për një numër shumë të madh faktorësh, ndër të cilët disa u shpjeguan në mënyrë tangente në shkrimet e mëparshme, edhe pse ai shpjegim nuk kishte si qëllim dhe as fokus rritjen e çmimeve.…

Read More

ANASTAS ANGJELI Në zhvillimet e vrullshme të teknologjisë së re drejt një kapitalizmi dixhital, një nga industritë me rritjen më të shpejtë në botë, është teknologjia financiare –fintech. Kështu, gjatë dekadës së fundit, teknologjia financiare është rritur në mënyrë shpërthyese dhe Fintech, e cila fillimisht i referohej teknologjisë kompjuterike të aplikuar në banka ose firmave tregtare, tani përshkruan një larmi të gjerë ndërhyrjesh teknologjike personale, si dhe financa komerciale. Fintech tani përshkruan një sërë aktivitetesh financiare, të tilla si transferimet e parave, anashkalimi i një dege bankare për të aplikuar për kredi, menaxhimi i investimeve tuaja, në përgjithësi pa ndihmën…

Read More

Megjithëse muajt e verës kanë kaluar dhe tetori ka hyrë në dhjetëditëshin e dytë, Saranda sërish është një destinacion turistik për vizitorët e huaj. Këtë fundjavë grupi me turistë gjermanë, u ndal në Sinagogën dhe Bazilikën paleokristiane (të shek IV-VI pas Krishtit) që ndodhet në qendër të qytetit të Sarandës. Sinagoga dhe Bazilika paleokristiane, janë ndër atraksionet e preferuara që tërheqin vizitorët e huaj në çdo stinë të vitit, në Sarandë dhe rajonin e saj. Në këtë zonë përfshihet përveç sitit arkeologjik të famshëm të Butrintit edhe siti arkeologjik i Sinagogës hebraike dhe Bazilikës paleokristiane në qedër të qytetit të…

Read More

Leja e re e qarkullimit është e pajisur me elemente shtesë sigurie që shmangin abuzimet, dhe me marrjen e saj nuk do të jetë më e nevojshme marrja e një lejeje ndërkombëtare qarkullimi. Kështu u shpreh sot drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, i cili ishte i ftuar në një studio televizive për të folur rreth këtyre dokumenteve të reja dhe risive që ato sjellin. Gonxhe sqaroi se “synimi i këtyre ndryshimeve ishte që të unifikoheshim me Bashkimin Europian dhe të jemi gati për automotorizimin për sa i përket lejeve të automjetit”. “Ky dokument ka të dhëna të reja të cilat…

Read More

Grupet e Drejtorisë së Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po ushtrojnë inspektime në të gjithë vendin, ku vetëm në 5 ditë janë proceduar rreth 60 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike. Sipas OSSH-së, furnizimi jashtë matjes me linjë të dytë është forma e vjedhjes së energjisë elektrike më e përdoruara, kryesisht në zona rurale. Reforma në sektorin energjetik është një ndër reformat kryesore të ndërmarra nga qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) niveli i humbjeve nga 45…

Read More

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u realizuan në masën 78,8 miliardë lekë, 9,4 miliardë lekë ose 13.5 % më shumë se 9-mujori i parë i vitit 2020. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë këto të ardhura rezultojnë me një realizim 107.1 % të planit të vitit 2021. Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore janë treguesi direkt që lidhet me nivelin e punësimit në vend. Rritja e këtij treguesi është një sinjal pozitiv që ekonomia po i rikthehet ritmeve të saj…

Read More

76 % e ndërmarrjeve huamarrëse deklarojnë se pagesa e huasë arrin deri në 20 % të të ardhurave të tyre.Banka e Shqipërisë bën të ditur se, barra e pagesës së huasë është më e lartë tek ndërmarrjet e mesme, ku pesha e ndërmarrjeve që raportojnë se kjo pagesë tejkalon 20 % të të ardhurave, zë rreth 26 % të totalit të grupit, ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mëdha, kjo peshë është rreth 23 %. Sipas BSH-së, pjesa më e madhe e ndërmarrjeve (rreth 89 % e ndërmarrjeve të vogla, 93 % e ndërmarrjeve të mesme dhe 92…

Read More

Në Sofje të Bullgarisë u nënshkrua sot memorandumi tripalësh mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për sa i takon Korridorit 8, një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit mes tre vendeve, për një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se nënshkrimi i memorandumit për transportin e qëndrueshëm në Korridorin e 8-të është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bullgarisë. “Prej kohësh ne kemi punuar për të plotësuar të gjithë komponentët e këtij korridori, si një nga korridoret më të rëndësishme…

Read More

Numri total i pagesave me para elektronike në fund të 6-mujorit të parë 2021, arriti në 2.95 milionë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, kjo shifër është sa 78 % e numrit të transaksioneve të realizuara gjatë të gjithë vitit 2020. Të dhënat tregojnë se, krahas numrit rritje ka shënuar edhe shuma e transaksioneve me para elektronike, që mesatarisht për 6-mujorin e parë të vitit ka qenë 1.26 miliardë lekë në muaj, nga 899 milionë lekë që kishte qenë mesatarja mujore e vitit 2020. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rritja e përdorimit të parasë elektronike po…

Read More

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 93 % e aplikimeve për kredi bankare u takonin individëve. Sipas BSH-së, pesha e kredisë për individët, në strukturën e aplikimeve totale është rritur më shumë krahasuar me një vit më parë. Gjatë gjashtëmujorit të parë 2021, bankat raportuan se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 67 mijë aplikime për kredi.Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në stokun e kredisë për individët gjatë kësaj periudhe, kryeson kredia në monedhën vendase.

Read More