Author: gazetar_1

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë zhvilloi një takim me ekipin e Bankës Botërore (BB), në kuadër të Programit të Zhvillimit dhe Qëndrueshmërisë Financiare, të kryesuar nga znj. Rekha Reddy, në rolin e saj të ri si menaxhere e projektit. Sipas zyrës së shtypit të BSH, diskutimi u përqendrua kryesisht në vijimin e bashkëpunimit dhe programet e asistencës teknike të Bankës Botërore me Bankën e Shqipërisë. Në krye të takimit, Guvernatori Sejko prezantoi shkurtimisht zhvillimet ekonomike dhe financiare të vendit, dhe falënderoi Bankën Botërore për kontributin e dhënë nëpërmjet programeve të ndryshme të asistencës, të cilat kanë përfshirë fillimisht fushën e…

Read More

Drejtoria e Tatimeve ka bërë të ditur përmes një njoftimi për shtyp se deklarata e listëpagesës ka ndryshuar që nga janari i këtij viti në zbatim të ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat”. Bizneset dhe të punësuarit e tyre, aktual dhe ata rishtazi, duhet të ndryshojnë deklaratën mbi statusin personal. Deklarata e Statusit Personal: – Çdo i punësuar ka të drejtën e përfitimit të zbritjes nga vlera e tatueshme e të ardhurave nga paga, të shumave të përcaktuara, sipas pikës 1 të Nenit 22 të ligjit të sipërcituar, vetëm 1 herë gjatë 1 periudhe kalendarike mujore; – Deklarata e statusit…

Read More

Zyra e Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me rastin e 28 Janarit, Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, apo siç njihet ndërkombëtarisht si “Privacy Day”, organizoi një aktivitet ndërgjegjësues mbi rëndësinë e respektimit të privatësisë, ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Aktiviteti u zhvillua në gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet dhe mblodhi bashkë drejtues të shkollave të arsimit të mesëm të lartë, mësues, nxënës dhe prindër. Në fjalën e tij, Komisioneri z. Dervishi, vuri në dukje rëndësinë e ndërgjegjësimit të të rinjve për sigurinë e të dhënave personale, si edhe…

Read More

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të sekuestruara të anëtarit të grupit të strukturuar kriminal, Ervis Martinaj. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror të vitit 2023 për të shpallurin në kërkim dhe të zhdukur, Ervis Martinaj, një listë tepër e gjatë, ku përfshihen pasuri të paluajtshme, biznese apo llogari bankare. Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të Ervis Martinaj, i dyshuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për…

Read More

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot ndikimin e  programit “Tirana Training Center” në zhvillimin e industrisë kreative në Shqipëri, duke krijuar mundësi të reja për shumë të rinj. Pranë ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” u çel sot një nga programet për industrinë kreative në Shqipëri, “Tirana Training Center”, një qendër që do të shërbejë si katalizator për zhvillimin e kinematografisë dhe prodhimeve audiovizuale në Shqipëri. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryeministri çmoi veçanërisht kontributin e ambasadës amerikane në Tiranë për hapjen e një programi të tillë. “Shpreh kënaqësinë që më në fund ambasada amerikane u interesua edhe për një projekt…

Read More

Valutat e huaja kryesore kanë fituar terren ndaj lekut për të dytën ditë rradhazi në këtë javë. Dollari amerikane ka shënuar forcimin më të ndjeshëm dhe kjo vjen në vijimësi të javës së inaugurimit të Presidentit Donald Trump dhe veprimeve të para të ndërmarra prej tij, që kanë sjellë një forcim të monedhës amerikane në përgjithësi në tregjet ndërkombëtare. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, ditën e sotme monedha amerikane është këmbyer me 94.64 Lek, me një rritje prej +0.68 krahasuar me një ditë më parë. Vihet re se edhe Euro është forcuar më tej sot, duke arritur në…

Read More

Të gjithë ata qytetarë që kanë  punuar ish-ndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, në ish-ndërmarrjet apo ish-kooperativat bujqësore deri në vitin 1994 dhe sot nuk gëzojnë pension për shkak të mungesës së dokumentacionit, do të përfitojnë njohje të periudhave kontributive për efekt pensioni. Këta individë do të përfitojnë minimalisht një pension në masën e pensionit social prej rreth 9500 lekësh në muaj. Projektligji që synon të zgjidhë këtë problematikë është diskutuar dhe miratuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Olta Manjani, Zv.Ministre e Ekonomisë: “Shumë prej punonjësve të ish ndërmarrjeve shtetërore dhe ish kooperativave bujqësor e nuk arrijnë të dokumentojnë marrëdhëniet e punës…

Read More

Një model i inteligjencës artificiale (AI) i prodhuar në Kinë, i quajtur DeepSeek, ka arritur në krye të shkarkimeve të Apple Store, duke mahnitur investitorët dhe duke fundosur disa aksione të teknologjisë në botë. Ai u publikua më 20 janar, duke lënë mbresa te studiuesit e AI para se të merrte vëmendjen e të gjithë industrisë së teknologjisë dhe botës. Ajo që e bën DeepSeek kaq të veçantë është se sipas kompanisë, ai është ndërtuar me  kosto të ulët krahasuar me modelet kryesore në industri, si OpenAI, pasi përdor më pak çipa të avancuar. Çfarë është DeepSeek? Në mënyrën më…

Read More

Aksidentet rrugore në vitin 2024 u rritën me 29.6%, krahasuar me një vit më parë. Referuar shifrave të publikuara nga INSTAT, vitin që lamë pas u shënuan 1666 aksidente me pasoja persona të lënduar, kundrejt 1285 aksidenteve të regjistruara në vitin 2023. Dhjetori, i cili zakonisht është muaj i mbushur me aksidente rrugore, edhe për shkak të ngarkesës dhe periudhës së festave, në vitin 2024 shënoi më pak aksidente rrugore sesa në vitin 2023, 149 aksidente, kundrejt 157 të shënuar në vitin paraardhës. Ndërkohë që aksidentet u rritën në nuëmr gjatë 2024, vdekshmëria ka shënuar rënie të konsiderueshme, pasi gjatë…

Read More

Proteina është një ushqyes i një rëndësie thelbësore për organizmin. Proteina është e domosdoshme për muskujt. Ajo është energjia që i duhet qelizave dhe indeve. Pa proteinë nuk ka shëndet as jetëgjatësi. Njerëzit që merren me sporte të rënda sigurojnë sasi të mjaftueshme të proteinës. Për fat të keq, ka të tjerë që as nuk e dinë se çfarë është ajo. Çfarë është proteina? Bëhet fjalë për amino acide, molekula të rëndësishme që përftohen nga ushqimi, sidomos ai me burim shtazor si mishi, vezët, vezët me Omega 3, produktet e bulmetit dhe peshku. Proteina gjendet edhe në produkte me bazë…

Read More