Autor: Ekofin
Qeveria shqiptare do të hartojë një strategji kombëtare në fushën e parandalimit dhe goditjes së pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, brenda 6 mujorit të parë të vitit 2024. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi sot gjatë mbledhjes vjetore të Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave se kjo strategji do të jetë një
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori energjetik është renditur i katërti për nga vlera e investimeve të huaja direkte. Sektorët e energjetikës dhe gazit gjeneruan 121 milionë euro investime të huaja, për 9-mujorin 2023. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlera e investimeve të huaja paraqitet në rënie, me 9%.
Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit janë nderuar sot mësuesit e vitit, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vyer në përgatitjen e brezave të rinj. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare për rritjen historike të pagave të mësuesve të
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njofton se aktualisht gjendemi nën sulme massive kibernetike, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS) duke bllokuar rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike. Situata është rikthyer në normalitet pas rreth 60 minutash dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë. Sipas AKSHI, sulme të tilla
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hapur procedurat e aplikimeve për programet e strehimit social, të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit në vitet 2024-2025. Procedurat përcaktojnë llojet e projekteve që do të financohen nga buxheti i shtetit pjesërisht apo plotësisht, kushtet që duhet të plotësojnë bashkitë për t’u kualifikuar, si edhe formatin
Flukse të larta kanë regjistruar investimet e huaja direkte edhe në tremujorin e tretë të vitit, duke ndjekur trendin e rritjes njësoj si në dy tremujorët e mëparshëm. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, investimet e huaja direkte në 3-mujorin e tretë prekën shifrën e 404 milionë eurove. Krahasuar me të njëjtin tremujor të
Sipas një raporti të EUROSTAT mbi konsumin bruto të energjisë, që gjenerohet nga burime të rinovueshme në kontinentin europian se Shqipëria renditet në vendin e katërt. Në raport evidentohet se konsumi bruto i energjisë, që gjenerohet nga burime të rinovueshme për vitin 2022 në Shqipëri rezultoi në 44%. Norvegjia kryeson, me 75.8 % të konsumit
Kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale ka bërë me dije se në vendin tonë kanë hyrë 10 011 500 turistë të huaj deri mbrëmjen e 25 dhjetorit. Lajmin e bëri të ditur sot, ndërsa u shpreh se kjo është një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë. “Lajm i bukur. Bashkë
Sipas njoftimit zyrtar, Banka e Shqipërisë ka rritur sasinë mesatare të likuiditetit të injektuar në treg gjatë tremujorit të tretë të vitit. Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë është rritur më tej në 54.20 miliardë lekë kundrejt 44.65 miliardë lekë mesatarisht në gjashtë muajt e parë të vitit 2023.
Shqipëria ka shumë bukuri, që nga majat e Alpeve të thepisura, brigjet magjepsëse të rivierës shqiptare dhe të Adriatikut, sitet e trashëgimisë UNESCO, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe ata natyrorë, parqet kombëtare, plazhet e kristalta, kulinaria dhe prodhimet tradicionale tërhoqën vëmendjen e miliona turistëve edhe këtë vit. Rritja e interesit të të huajve për vendin