Autor: Ekofin
Bankat, linjat ajrore, kompanitë e telekomunikacionit, transmetuesit televizivë, radiofonikë dhe supermarketet janë prekur nga probleme të sistemeve të IT. Linjat ajrore më të mëdha amerikane dhe evropiane janë ndalur. Ndërprerja duket se po prek kompjuterët Windows në nivel global. Përdoruesit në subreddit për firmën e sigurisë kibernetike Crowdstrike raportuan probleme në Indi, Shtetet e Bashkuara
Rritja e temperaturave ekstreme të nxehtësisë përbëjnë një sfidë të madhe për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, sidomos në sektorin e ndërtimit. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja apeloi sot për zbatimin me rigorozitet të masave që ndihmojnë punëtorët në këto ditë të nxehta. Ai ndau edhe disa nga masat që rekomandon Inspektorati
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor për klimën e investimeve, ku ofrohet informacion mbi mjedisin e të bërit biznes në më shumë se 160 ekonomi të botës. Në raport DASH-i përvijon sfidat dhe përparësitë e të bërit biznes në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Shqipëria vazhdon të ruajë qëndrueshmërinë e saj makroekonomike, pavarësisht
Vit pas viti, Evropa është në mendjen e turistëve të panumërt. Shqipëria, destinacioni mesdhetar mbetet nën radar për t’u vizituar në 2024, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen amerikane CN Traveler (Condé Nast Traveler). I vendosur në veri të Greqisë dhe në jug të Malit të Zi, ky vend ballkanik krenohet me traditat
Të ardhurat nga akciza gjatë gjysmës së parë të këtij viti arritën 28.9 miliardë lekë. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat nga akciza janë 2.5 miliardë lekë ose 9.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023. Këto të ardhura, bën të ditur MF, 528 milionë lekë
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar lidhur me Censin e 2023 për popullsinë, duke kundërshtuar rezultatin e deklarimit të besimit fetar. Kisha thotë se rezultati është i pasaktë, pasi sipas saj, në regjistrimin e popullsisë pati disa problematika. Kisha thotë më tej se një numër i madh qytetarësh nuk u deklaruan për besimin fetar.
Në ditët e sotme, në një klimë ekonomike të paparashikueshme, bizneset përballen me sfida të vazhdueshme për mbijetesën dhe qëndrueshmërinë e tyre. Sipas Zj. Alma Hasanaj, drejtuese e Departamentit të Riskut në iute, të kesh një plan të fortë të vazhdimësisë së biznesit, ndihmon për të trajtuar rreziqet e biznesit dhe për të siguruar që
Nga Herjola Spahiu, CEO e NOA Çdo sipërmarrës i ri është një filiz zhvillimi për shoqërinë dhe ekonominë tonë. Pavarësisht moshës, tipologjisë së biznesit, madhësisë së investimit apo ambicies për zgjerim, çdo i ri që zgjedh vetë-punësimin, sipërmarrjen individuale apo konkurrencën e tregut të lirë, çdokush që përqafon këtë sfidë sjell mirëqënie e begati për
U bënë disa kohë që kursi i këmbimit po përjeton luhatje me një rënie të ndjeshme të valutave. Por, çfarë pasojash ka sjellë zhvlerësimi i euros për eksportet? Bizneset eksportuese kanë kryesisht kontrata në euro. Shumica e shpenzimeve të këtyre bizneseve janë në lek, e për rrjedhojë kur të ardhurat në euro që janë fituar
Rimbursimi i TVSH-së po kryhet me afate të përshpejtuara nga administrata tatimore. Kjo ka ndikuar në uljen e mëtejshme të kohës mesatare të rimbursimit të TVSH-së për bizneset, e cila në 6-mujorin e vitit 2024 raportohet të jetë mesatarisht 35 ditë. Gjithashtu, stoku i detyrimeve të prapambetura sa i përket rimbursimit të TVSH-së rezulton 0