Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Ziraat Bank nis zyrtarisht aktivitetin në Shqipëri, inaugurohet dega e bankës shtetërore turke

15:38 - Korrik 22, 2026

Tregu i sigurimeve në 6-mujorin e parë 2026, dëmet e paguara u rritën mbi 5 herë më shumë se primet

14:39 - Korrik 22, 2026

Nga 2.2% në 2.6% të PBB-së, qeveria rrit shpenzimet për mbrojtjen

14:26 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Austriakët e UNIQA njoftojnë zyrtarisht shitjen e aksioneve tek themeluesi i Sigal, Avni Ponari

09:18 - Nëntor 21, 2024 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

17 vite pas hyrjes në Shqipëri përmes blerjes së pjesës më të madhe të aksioneve të Sigal, grupi i madh austriak i sigurimeve UNIQA njofton zyrtarisht tërheqjen jo vetëm nga Shqipëria, por edhe Kosova e Maqedonia e Veriut dhe shitjen e aksioneve mbrapsht te themeluesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sigal, Avni Ponari, i cili deri sot ishte aksioner në pakicë.

Në njoftimin e kompanisë austriake bëhet e ditur se “në muajt e fundit UNIQA ka vlerësuar mundësitë e shitjes së aksioneve të UNIQA-s në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut së bashku të referuara si “ALMAKOS”) dhe ka zhvilluar diskutime jozyrtare me palë të ndryshme të interesuara mbi interesin e tyre për të blerë aksionet e ALMAKOS.”

Kompania njofton më tej se bordi drejtues dhe bordi mbikëqyrës i UNIQA Insurance Group AG kanë vendosur t’i shesin të gjithë aksionet e UNIQA në SIGAL UNIQA Group Austria (90 për qind të aksioneve) z. Avni Ponari, themeluesit dhe aksionerit në pakicë të SIGAL Group Austria.

Marrëveshja zyrtare e blerjes së aksioneve pritet të nënshkruhet në ditët në vijim. Kompania austriake nuk ka pranuar të bëjë publike detaje në lidhje me çmimin e blerjes së aksioneve nga zoti Ponari, por ka theksuar se shitja te themeluesi dhe bashkëaksionari për një kohë të gjatë i SIGAL UNIQA Group Austria siguron një transferim të shpejtë dhe një maksimum vazhdimësie për klientët, punonjësit dhe partnerët.

Gjithashtu UNIQA njofton se shitja do t’i nënshtrohet marrjes së miratimeve të nevojshme rregullatore, kjo për shkak se ky veprim duhet të marrë miratimin sipas ligjit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, si edhe rregullatorëve të tjerë në vendet ku operon Sigal.

I themeluar në vitin 1999, Sigal operon në tregun shqiptar të sigurimeve prej mbi 25 vitesh, duke kryesuar tregun shqiptar të sigurimeve jo-jetë dhe duke zotëruar mesatarisht 27% të tij. Gjithashtu Sigal operon përmes kompanive të saj në tregun e Jetës, si edhe në fondet private të pensioneve dhe fondet e investimeve.

Sipas marrëveshjes së arritur mes kompanisë austriake dhe blerësit të aksioneve, emërtesa UNIQA do të vijojë të qëndrojë në emrin e Sigal për pesë vitet e ardhshme. I kontaktuar nga Ekofin.al, z. Ponari theksoi se do të tërheqë investitorë të rinj te kompania, me synimin për ta fuqizuar atë më tej. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
aksionet avni ponari sigal uniqa group sigurimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ziraat Bank nis zyrtarisht aktivitetin në Shqipëri, inaugurohet dega e bankës shtetërore turke

15:38 - Korrik 22, 2026

Tregu i sigurimeve në 6-mujorin e parë 2026, dëmet e paguara u rritën mbi 5 herë më shumë se primet

14:39 - Korrik 22, 2026

Nga 2.2% në 2.6% të PBB-së, qeveria rrit shpenzimet për mbrojtjen

14:26 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tregu i sigurimeve në 6-mujorin e parë 2026, dëmet e paguara u rritën mbi 5 herë më shumë se primet

gazetar_114:39 - Korrik 22, 20260

Tregu i sigurimeve vijoi të shfaqë një ecuri pozitive gjatë 6-mujorit të parë të vitit…

Nga 2.2% në 2.6% të PBB-së, qeveria rrit shpenzimet për mbrojtjen

14:26 - Korrik 22, 2026

Mbi 1 260 fermerë kërkojnë 3.5 milionë euro kompensim përmes autofaturës

14:23 - Korrik 22, 2026

Shpërblim financiar për policët e plagosur në detyrë dhe banesa falas për familjarët e atyre që humbin jetën

14:14 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:39 - Korrik 22, 2026

Tregu i sigurimeve në 6-mujorin e parë 2026, dëmet e paguara u rritën mbi 5 herë më shumë se primet

14:26 - Korrik 22, 2026

Nga 2.2% në 2.6% të PBB-së, qeveria rrit shpenzimet për mbrojtjen

14:23 - Korrik 22, 2026

Mbi 1 260 fermerë kërkojnë 3.5 milionë euro kompensim përmes autofaturës

Ziraat Bank nis zyrtarisht aktivitetin në Shqipëri, inaugurohet dega e bankës shtetërore turke

15:38 - Korrik 22, 2026

Tregu i sigurimeve në 6-mujorin e parë 2026, dëmet e paguara u rritën mbi 5 herë më shumë se primet

14:39 - Korrik 22, 2026

Nga 2.2% në 2.6% të PBB-së, qeveria rrit shpenzimet për mbrojtjen

14:26 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter