Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

10:06 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

ATP, 3.77 miliardë lekë fonde për ndërtimet informale në 2025

13:51 - Maj 4, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar të dhëna të detajuara mbi fondet e përdorura dhe ecurinë e kompensimit financiar për subjektet e prekura nga ndërtimet informale dhe kërkesat e veçanta gjatë vitit 2025. Sipas raportit, gjatë 2025 janë shpenzuar në total 4.08 miliardë lekë, ku pjesa dërrmuese e fondit ka shkuar për trajtimin e çështjeve të lidhura me ALUIZNI-n.

Vetëm për kompensimin e subjekteve të prekura nga ndërtimet informale janë disbursuar rreth 3.77 miliardë lekë, duke përfshirë 5,946 subjekte përfituese. Paralelisht, për rastet me kërkesë të veçantë janë paguar rreth 257 milionë lekë për 59 subjekte, ndërsa vetëm një prej tyre rezulton me mbyllje procedimi. Kjo shifër përbën pjesën më të madhe të fondit të përdorur dhe lidhet drejtpërdrejt me procesin e legalizimeve dhe dëmshpërblimit të pronarëve të prekur.

Kategoria tjetër e përfituesve janë ata që kanë marrë kompensim financiar në raportin 20 me 80, ku 10 subjekte kanë përfituar në total rreth 36.9 milionë lekë, ndërkohë që për 5 prej tyre procedura është mbyllur.

Po ashtu, 27 subjekte kanë përfituar kompensim në masën 100%, me një vlerë totale prej rreth 21 milionë lekë, pa asnjë procedurë të mbyllur në këtë kategori.

Në të njëjtën kohë, për vitin 2024, nga buxheti i shtetit është akorduar një fond prej 3.1 miliardë lekë) për kompensimin në masën 30% të subjekteve të prekura nga ndërtimet informale.

Ky fond është konkretizuar përmes vendimit nr. 223, datë 30.12.2024, ku janë përfshirë 5,320 subjekte që kanë përfituar këstin e fundit prej 30% të kompensimit, me një vlerë totale rreth 3.1 miliardë lekë.

Likuidimi për këto pagesa është kryer në bankat e nivelit të dytë në fillim të janarit 2025, thuhet në dokument.

Ndërkohë, sipas raportit, pjesa tjetër e kompensimit nga ndërtimet informale është realizuar në masën 70% për 626 subjekte, me një vlerë totale prej rreth 677.6 milionë lekë./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Agjencia e Trajtimit të Pronave aluizni informalet kompensime pronarët
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

gazetar_109:17 - Korrik 23, 20260

Siguria në internet, mbrojtja e konsumatorëve dhe lufta kundër përmbajtjeve të paligjshme pritet të hyjnë…

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:17 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

10:06 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter