Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE-ja planifikon reformë bankare deri në fillim të vitit 2027 për të çliruar miliarda euro investime

16:38 - Qershor 23, 2026

Si po e paralizon vala e të nxehtit jetën e përditshme në Evropë

16:36 - Qershor 23, 2026

Euro digjitale miratohet në Komisionin e Parlamentit Evropian, synon të ulë dominimin amerikan në pagesa

16:33 - Qershor 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Analiza e Bankës Botërore, Shqipëria e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe BE për shpenzimet në arsim dhe shëndetësi

09:02 - Mars 10, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shpenzimet publike në Shqipëri mbeten më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit dhe nuk kanë pësuar ndryshime të mëdha gjatë dekadës së fundit, sipas një analize të fundit mbi financat publike, të realizuar nga Banka Botërore.

Raporti i BB mbi financat publike 2025 tregon se në periudhën 2014–2024, shpenzimet mesatare publike arritën në 30.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një nivel më i ulët se ai i vendeve krahasuese. Një rritje e përkohshme u regjistrua gjatë pandemisë COVID-19, por deri në vitin 2023 shpenzimet iu rikthyen niveleve të qëndrueshme afatmesme dhe afatgjata.

Sipas të dhënave, transfertat përbëjnë kategorinë më të madhe të shpenzimeve, duke zënë rreth një të tretën e buxhetit dhe pak më shumë se 11 për qind të PBB-së gjatë dekadës së fundit. Brenda kësaj kategorie, pensionet dominojnë, duke përthithur rreth një të katërtën e të gjithë buxhetit dhe duke tejkaluar si fondin e pagave në sektorin publik, ashtu edhe format e tjera të ndihmës sociale. Shpenzimet kapitale janë zëri i dytë më i madh, me rreth 20 për qind të totalit, një nivel që tejkalon vendet e tjera të rajonit me 1.2 deri në 1.6 pikë përqindje të PBB-së.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria shpenzon më pak për kapitalin njerëzor krahasuar me vendet e tjera. Shpenzimet për shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale së bashku përbënin pak më shumë se 50 për qind të buxhetit gjatë viteve 2015–2024, ndërkohë që kjo peshë ishte 56 për qind në vendet e Ballkanit Perëndimor, 64 për qind në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe 71 për qind në Bashkimin Evropian.

Raporti vëren se për mbrojtjen sociale, Shqipëria alokoi 9.5 për qind të PBB-së në këtë periudhë, krahasuar me 11.4 për qind në Ballkanin Perëndimor, 14.5 për qind në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe 16.7 për qind në BE. Edhe brenda këtij sektori, pensionet përbëjnë gati 80 për qind të shpenzimeve sociale. Ndërkohë, shpenzimet për arsim dhe shëndetësi, që së bashku përfaqësojnë rreth 10 për qind të totalit të shpenzimeve, kanë mbetur të ulëta dhe pothuajse të pandryshuara, me pjesën më të madhe të buxhetit të arsimit të përqendruar në arsimin fillor.

Nga ana tjetër, Shqipëria shpenzon ndjeshëm për infrastrukturën e transportit dhe projektet energjetike, thuhet në dokument.

Shpenzimet për transport përbëjnë rreth 7.5 për qind të totalit të buxhetit, një nivel më i lartë se shumica e vendeve krahasuese, ndërsa gati 80 për qind e këtij buxheti, ose rreth 6 për qind e shpenzimeve totale në periudhën 2015–2024, është përqendruar te rrugët. Ndërkohë, shpenzimet për energjinë përfaqësojnë rreth 0.7 për qind të totalit.

Sektori publik në Shqipëri mbetet relativisht i vogël, me një pjesë më të ulët të punësimit publik dhe shpenzimeve për paga krahasuar me vendet e tjera. Për më tepër, punësimi në sektorin publik ka rënë nga 16.0 për qind në vitin 2021 në 15.1 për qind në vitin 2023, si rezultat i politikave për konsolidim fiskal dhe digjitalizim, por edhe i zhvillimeve në tregun e punës.

Megjithatë, thekson raporti, është shënuar progres në balancën gjinore, duke ofruar më shumë siguri në punë për gratë dhe duke integruar buxhetimin e ndjeshëm ndaj gjinisë në sistemin financiar publik.

Struktura e shpenzimeve publike ka mbetur përgjithësisht e pandryshuar ndër vite, për shkak të ngurtësisë së lartë buxhetore, e cila lidhet kryesisht me shpenzimet për paga, pensione, shërbime bazë dhe pagesa interesi.

Megjithëse kjo ngurtësi është ulur nga 21.8 për qind e PBB-së në vitin 2015 në 19.8 për qind në vitin 2024, ajo mbetet më e lartë se në shumicën e vendeve të rajonit. Një nga arsyet kryesore është pesha relativisht e lartë e shpenzimeve për shërbime bazë, që arrijnë në 0.9 për qind të PBB-së, dhe për interesat e borxhit, që përbëjnë 2.1 për qind të PBB-së gjatë periudhës 2015–2024, si pasojë e deficitit fiskal dhe varësisë nga huamarrja e brendshme dhe e jashtme, përfundon raporti./ekofin.al

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
banka botërore borxhi buxheti inflacioni konkurrueshmëria pbb Siguri
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bankat emetuan 12.5 miliardë lekë obligacione në 2025, rekord i ri për financimin e kapitalit rregullator

15:00 - Qershor 23, 2026

Bankat tejkalojnë kërkesat e kapitalit rregullator, mbyllet hendeku për MREL dy vjet para afatit

14:48 - Qershor 23, 2026

Energjia e prodhuar në maj u rrit me 42.9%, sistemi i transmetimit po mban më shumë ngarkesë

13:53 - Qershor 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bankat emetuan 12.5 miliardë lekë obligacione në 2025, rekord i ri për financimin e kapitalit rregullator

gazetar_115:00 - Qershor 23, 20260

Sektori bankar ka shënuar vitin më aktiv deri më sot në tregun e kapitalit, duke…

Bankat tejkalojnë kërkesat e kapitalit rregullator, mbyllet hendeku për MREL dy vjet para afatit

14:48 - Qershor 23, 2026

Energjia e prodhuar në maj u rrit me 42.9%, sistemi i transmetimit po mban më shumë ngarkesë

13:53 - Qershor 23, 2026

Çmimet e larta, importet e karburanteve ranë me 7.3% në maj

13:05 - Qershor 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:00 - Qershor 23, 2026

Bankat emetuan 12.5 miliardë lekë obligacione në 2025, rekord i ri për financimin e kapitalit rregullator

14:48 - Qershor 23, 2026

Bankat tejkalojnë kërkesat e kapitalit rregullator, mbyllet hendeku për MREL dy vjet para afatit

13:53 - Qershor 23, 2026

Energjia e prodhuar në maj u rrit me 42.9%, sistemi i transmetimit po mban më shumë ngarkesë

BE-ja planifikon reformë bankare deri në fillim të vitit 2027 për të çliruar miliarda euro investime

16:38 - Qershor 23, 2026

Si po e paralizon vala e të nxehtit jetën e përditshme në Evropë

16:36 - Qershor 23, 2026

Euro digjitale miratohet në Komisionin e Parlamentit Evropian, synon të ulë dominimin amerikan në pagesa

16:33 - Qershor 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter