Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Akti Normativ i Buxhetit 2024/ Malaj: Rishpërndamë fondet në projektet me ecuri pozitive

    13:15 - Janar 22, 2025 Ekonomi
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Ministri i Financave, Petrit Malaj ishte i pranishëm sot në Komisionin e Ekonomisë për diskutimet mbi Aktin Normativ të Buxhetit 2024, miratuar nga Këshilli i Ministrave më 19 dhjetor të vitit të kaluar.

    Ministri tha se ky rishikim i buxhetit 2024 materializoi rialokimin e shpenzimeve buxhetore drejt atyre me ecuri më të lartë, duke realizuar në masë të konsiderueshme pagesën e detyrimeve.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    “Përmes tij sigurojmë ruajtjen të pandryshuar të nivelit të planifikuar të deficitit buxhetor në vlerën 57,28 miliardë lekë. Ruajtjen të pandryshuar të nivelit të të ardhurave të përgjithshme, bazuar në performancën e vjeljes së tyre referuar planit vjetor në fuqi, duke reflektuar vetëm disa rregullime mes nënzërave që konsistojnë në ndryshimin e te ardhurave vendore, të të ardhurave jotatimore dhe grantet e projekteve, bazuar në performancën e shënuar gjatë periudhës janar-nëntor 2024. Rishpërndarjen e rreth 50 miliardë lekë mes zërave të shpenzimeve buxhetore, korente e kapitale, me synimin e realizimit sa më të plotë të shpenzimeve publike për vitin 2024”, deklaroi Malaj.

    Malaj parashtroi edhe një panoramë të përmbledhur të ecurisë së ekonomisë dhe perspektivës së saj, si bazë për diskutimin e ndryshimeve buxhetore që janë propozuar.

    “Viti 2024 shënoi një konsolidim të mëtejshëm të themeleve ekonomike të vendit tonë. Të dhënat tregojnë një rritje ekonomike prej 4% për 9-mujorin, me një dinamikë përshpejtuese nga tremujori në tremujor. Ky zgjerim ekonomik është gjithëpërfshirës, i udhëhequr nga dinamizmi i sektorit të shërbimeve, aktiviteti i shtuar në ndërtim dhe një bazë e shëndetshme e konsumit privat. Klima e biznesit, e reflektuar në treguesit e besimit ekonomik, vazhdon të qëndrojë mbi nivelet mesatare historike”, tha Malaj.

    Një arritje e rëndësishme për stabilitetin makroekonomik, theksoi ai, është performanca e çmimeve.

    Sipas tij, inflacioni mesatar për 2024 ka zbritur në 2,2%, një përmirësim i dukshëm nga 4,8% që ishte në 2023.

    Ndërsa, investimet e huaja direkte, informoi Malaj, vijojnë trendin pozitiv, me një rritje prej 8,1% në gjysmën e parë të 2024 dhe po ashtu me rritje pozitive edhe në tremujorin e tretë, duke arritur në mbi 1 miliard euro si 9-mujor 2024.

    Malaj tha se perspektiva për të ardhmen mbetet optimiste. “Si për vitin 2024 që lamë pas, ashtu edhe për periudhën afatmesme, parashikojmë një rritje ekonomike rreth nivelit 4%. Në tregun e punës, projektojmë se shkalla e papunësinë do vijojë të ulet më tej, duke zbritur për herë të parë historikisht në një nivel njëshifror (nën 10%) gjatë periudhës afatmesme në vijim. Angazhimi ynë për konsolidim fiskal mbetet i palëkundur, me objektiv vijimësinë e uljes graduale të borxhit publik. Por sigurisht në të njëjtën kohë, mbajtjen në një nivel relativisht të lartë të investimeve strategjike në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë, të cilat mbeten prioritete kyçe për zhvillimin afatgjatë të vendit”, tha ministri.

    Politikat e ndjekura, theksoi ai, kanë marrë së fundmi vlerësim në rritje të perspekivës nga dy agjencitë vlerësuese prestigjoze, respektivisht “Moody’s” dhe “Standard & Poor’s”. “Moody’s” në tetor 2024 përmirësoi vlerësimin për Shqipërinë nga “B1” në “Ba3”, ndërsa “Standard and Poor’s” e rriti atë nga “B+”, në “BB-“.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    akti normativ buxheti inflacioni Ministri i financave petrit malaj politika shpërblimi
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    13:34 - Korrik 11, 2025

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    11:34 - Korrik 11, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    gazetar_113:34 - Korrik 11, 20250

    Shtyhet afati për dorëzimin online në sistemin e tatimeve të dokumenteve të nevojshme në funksion…

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Rama: Ka ardhur koha të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit!

    11:00 - Korrik 11, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    13:34 - Korrik 11, 2025

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter