Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

AIDA, avantazhet dhe lehtësitë që ofron Shqipëria për të investuar në sektorin e prodhimit

06:21 - Prill 28, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria ka një sektor prodhimi të fortë dhe dinamik, i cili drejtohet nga sipërmarrje shumë të suksesshme në industrinë e tekstilit dhe këpucëve.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investime (AIDA) liston arsyet pse të huajt duhet të investojnë në prodhim në Shqipëri.

Sipas materialit, Shqipëria ofron një potencial të madh për të diversifikuar ekonominë e saj duke kaluar nga industria e tekstilit dhe e këpucëve në industrinë e automobilave.

Eksportet në prodhim kanë qenë në rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, ashtu si edhe importet e makinerive dhe pajisjeve. Është një industri e përpunimit të prendshëm me kosto konkurruese, e drejtuar kryesisht nga prodhimi i veshjeve dhe këpucëve prej lëkure me cilësi të lartë, me ekspertizë të konsiderueshme të akumuluar gjatë 20 viteve të fundit. Tregjet kryesore janë Italia, Gjermania, Greqia, Franca dhe Holanda.

Sektori i prodhimit ka qenë duke diversifikuar vazhdimisht gamën e eksporteve të tij.

Ndër arsyet e listuara që e bëjnë Shqipëri një vend tërheqës për të investuar është numri mbi 1,000,000 e popullsisë së Shqipërisë janë profesionistë të rinj dhe të mirëarsimuar; 46% e popullsisë së Shqipërisë është nën moshën 35 vjeç dhe mosha mesatare është 38.8 vjeç; Një nga normat e pagave më konkurruese në fuqinë punëtore në rajon, me një pagë minimale zyrtare prej 40 000 lekë (rreth 400 euro);

Sektori i prodhimit në Shqipëri për vitin 2023 ka një pagë mesatare mujore bruto prej 529 euro; ndërsa Indeksi Global i Konkurrueshmërisë e rendit Shqipërinë më të lartë në rajon për aftësitë e fuqisë punëtore aktuale dhe të ardhshme krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

34 shkollat e arsimit profesional dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, ofrojnë punëtorë të kualifikuar dhe të rinjtë shqiptarë flasin disa gjuhë të huaja si anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, etj.

Infrastruktura dhe transporti

Shqipëria ka një pozicion të favorshëm gjeografik dhe kosto më të ulëta të tranzitit në tregjet kryesore. Kjo pasi rrjeti i transportit është i lidhur mirë: me 2 aeroportendërkombëtar; 4 porte; dhe 15 pika të kalimit kufitar. Largësia nga qytetet kryesore evropiane varion nga Budapest, Hungari 960 km te  Frankfurt, Gjermani 1750 km;

Stimulimet sektoriale

Qeveria parashikon një tarifë simbolike prej 1 € kontratë leasing kur jep me qira pronën e qeverisë për: Aktivitete prodhuese, me nivele investimi mbi 300,000,000 (treqind milionë) lekë 2.8 milionë euro; Përpunim aktiv i mallrave, i cili do të sigurojë jo më pak se 50 vende pune. Rimbursimi i menjëhershëm i TVSH-së, në rastin e tatimpaguesve me rrezik zero, dhe brenda 30 ditëve në rastin e tatimpaguesve eksportues; Përjashtim nga TVSH-ja në importin e makinerive dhe pajisjeve; Stimuj të ndryshëm financimi për trajnime profesionale në vendin e punës; Lehtësimi i Procedurave Doganore; Norma 5% e tatimit mbi të ardhurat e korporatave për personat juridikë me veprimtari ekonomike në industrinë e automobilave.

Të mbështetur nga një përvojë 20 vjeçare në industrinë e prodhimit për kompani të rëndësishme në Evropën Perëndimore, kompanitë prodhuese shqiptare kanë përmirësuar proceset e tyre pasi kanë kaluar nga prodhues me material të porositur në prodhues të mirëfilltë. Për më tepër, ka një numër më të madh fabrikash në gjendje të ofrojnë produkte të finalizuara.

Shqipëria ka pasur një ‘bum’ në prodhimin e tekstilit dhe këpucëve, jo vetëm duke prodhuar për tregun vendas, por kryesisht duke partnerizuar dhe eksportuar për disa prej markave më të mëdha evropiane dhe amerikane si Zara, Gianfranco Ferre, U.S. Polo për të përmendur disa. Kalimi i prodhimit në tregun shqiptar të veshjeve dhe këpucëve është i favorshëm për shumë biznese, sepse pagat janë më të ulëta në krahasim me të njëjtën pagë në një qytet evropian. Kostoja e prodhimit është shumë më e ulët në Shqipëri sesa në vendet përreth.

Një avantazh tjetër është afërsia gjeografike me vendet e Evropës Perëndimore. Dorëzimi i produkteve përfundimtare tek ata është më i shpejtë dhe më fleksibël krahasuar me vendet aziatike si Vietnami, India dhe Kina. Kohët e fundit ka pasur një interes të shtuar për sektorin e automobilave.

Kompanitë e huaja si Forchner, PSZ Albania, Giobert dhe Yura nga Koreja e Jugut kanë investuar tashmë në sektorin e prodhimit në Shqipëri, veçanërisht në prodhimin e plastikës dhe kabujve të telit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
aida Automobilat këpucë prodhimi tekstile
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter