SPAK ka shpallur pretencën për Sonila Qaton, ish drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin e saj fajtore dhe dënimin me 1 vit burg. Gjithashtu SPAK kërkoi dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publikë,
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën edhe për 9 të pandehurit e tjerë: Erdit Salillari, Nikollaq Mihall, Elona Gogo, Simon Prendi, Admir Pahumi, Miranda Shkurti, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani, që akuzohen për aferën e tenderit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
SPAK kërkoi:
-Simon Prendi, dënim me 2 vite burg dhe 3 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
-Erdit Salillari, dënim me 9 muaj burg dhe 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.
-Admir Pahumi, dënim me 1 vit burg dhe 3 vite dënim plotesues.
-Nikollaq Mihali, dënim me 8 muaj dhe 3 vite të mos ushtrojë funksione publike.
-Miranda Shkurti, dënim me 16 muaj shërbim prove dhe 3 vite të mos ushtrojë funksione publike
– Arbër Troka, dënim me 2 vite burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë funksione publik
-Almir Hoxhaj, dënim me 2 vite burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë funksione publik
-Elona Gogo, dënim me 1 vit burg dhe për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.
-Arjana Hasani, dënim me 4 vite shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojë funksione publik
Ish-drejtoresha e ARRSH-së akuzohet për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndaj Sonila Qato u ngritën dy padi, të cilat e çuan në dyert e SPAK-ut e nga nisen hetimet për dy akuza. Ajo mbajti për nëntë muaj detyrën e drejtoreshës së autoritetit rrugor shqiptar deri në shtator 2019 kur edhe dha dorëheqjen në kulmin e një përplasjeje me një subjekt privat.
