Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Trump Media do t’u shesë institucioneve financiare akses më të shpejtë te postimet që ndikojnë tregjet

12:52 - Korrik 18, 2026

Rama: Forcimi i Lekut, sukses i ekonomisë shqiptare

09:11 - Korrik 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

ABI Bank kryeson sektorin bankar për kthimin nga kapitali në 2025, rrit fitimin në një vit sfidues për tregun

10:51 - Shkurt 11, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

American Bank of Investments (ABI Bank) rezulton banka me performancën më të lartë në sektorin bankar shqiptar për sa i përket kthimit nga kapitali (ROE) gjatë vitit 2025, duke u veçuar qartë në një vit që, në tërësi, u karakterizua nga një normalizim dhe rënie e lehtë e fitimit për sistemin bankar.

Sipas të dhënave zyrtare të Shoqatës së Bankave, ABI Bank regjistroi në fund të vitit 2025 një ROE prej 32.05%, niveli më i lartë në të gjithë sistemin bankar, si edhe më i larti edhe për vetë ABI-n që përgjithësisht të paktën në 5 vitet e fundit, të konsultuara nga ekofin.al, ka pasur kthime të larta. Ky tregues sinjalizon një efikasitet shumë të lartë në përdorimin e kapitalit, si dhe një strukturë të optimizuar të bilancit, në një periudhë kur rentabiliteti mesatar i sektorit ka ardhur në rënie

Kjo performancë është reflektuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e fitimit neto. ABI Bank mbylli vitin 2025 me një fitim kumulativ prej 3.92 miliardë lekësh, nga 3.07 miliardë lekë në fund të vitit 2024. Në terma vjetorë, kjo përkthehet në një rritje të fortë prej rreth 28%, ndryshe nga tendenca e sektorit bankar në tërësi, i cili në vitin 2025 shënoi një rënie të lehtë të fitimit total.

Paralelisht me rritjen e fitimit, ABI Bank ka zgjeruar ndjeshëm edhe bazën e saj të aseteve. Në fund të vitit 2025, asetet totale të bankës arritën në 159.99 miliardë lekë, nga 140.26 miliardë lekë në fund të vitit 2024. Rritja vjetore prej rreth 14% tregon një zgjerim të qëndrueshëm të aktivitetit dhe një pozicionim gjithnjë e më të fortë në tregun bankar shqiptar.

Një kontribut kyç në këtë rritje ka ardhur nga zgjerimi i portofolit të kredisë. Kreditë neto të ABI Bank në fund të vitit 2025 arritën në 69.12 miliardë lekë, nga 59.16 miliardë lekë një vit më parë. Rritja prej mbi 16% dëshmon për një qasje më aktive të bankës në financimin e ekonomisë, në një kohë kur cilësia e portofolit dhe administrimi i rrezikut kanë mbetur në nivele të kontrolluara.

Në të njëjtën kohë, ABI Bank ka ruajtur një profil të balancuar investimesh, duke rritur ndjeshëm investimet në tituj. Në fund të vitit 2025, këto investime arritën në 70.85 miliardë lekë, nga 60.98 miliardë lekë në fund të vitit 2024. Kjo rritje reflekton një strategji të kujdesshme diversifikimi, duke kombinuar kreditimin me instrumente më të qëndrueshme dhe me rrezik të ulët.

Nga ana e burimeve të financimit, depozitat vijuan të rriten, duke arritur në 118.70 miliardë lekë në fund të vitit 2025, nga 101.11 miliardë lekë në fund të vitit 2024. Rritja prej rreth 17% konfirmon besimin e klientëve ndaj bankës dhe forcimin e bazës së saj të qëndrueshme të financimit.

Në tërësi, viti 2025 për ABI Bank u karakterizua nga performancë mbi mesataren e sektorit, rritje e fortë e fitimit, zgjerim i bilancit dhe një efikasitet i jashtëzakonshëm në përdorimin e kapitalit. Në një vit kur sektori bankar shqiptar ishte në një fazë qëndrueshmërie, ABI Bank arriti jo vetëm të ruajë ritmet, por të përforcojë pozicionin e saj si një nga bankat me performancën më të fortë financiare në treg./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
abi bank fitimet investimet kapitali kreditë kreditimi neto rrezik
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026

14:16 - Korrik 17, 2026

Sekuestrimi i kokainës zbulon lidhjet me Wall Street-in, pasuritë e paluajtshme në Dubai dhe kriptot

14:20 - Korrik 16, 2026

BQE përzgjedh 36 ofrues pagesash për pilotimin e euros digjitale

14:17 - Korrik 16, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

gazetar_214:47 - Korrik 18, 20260

Pas më shumë se dy vitesh e 4 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit…

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

16:16 - Korrik 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

08:59 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:31 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Trump Media do t’u shesë institucioneve financiare akses më të shpejtë te postimet që ndikojnë tregjet

12:52 - Korrik 18, 2026

Rama: Forcimi i Lekut, sukses i ekonomisë shqiptare

09:11 - Korrik 18, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter