Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Brenda 6 mujorit të parë të vitit 2024 do të hartohet një strategji kombëtare për parandalimin dhe goditjen e pastrimit të parave

22:02 - Dhjetor 27, 2023 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria shqiptare do të hartojë një strategji kombëtare në fushën e parandalimit dhe goditjes së pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, brenda 6 mujorit të parë të vitit 2024. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi sot gjatë mbledhjes vjetore të Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave se kjo strategji do të jetë një udhërrëfyes për një sërë procesesh vlerësuese, si dhe do të rrisë efikasitetin e këtij Komiteti.

Balluku ndër të tjera theksoi se viti 2023 ka qenë një vit padyshim i suksesshëm në vendin tonë në drejtim të parandalimit dhe goditjes së pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, jo vetëm për sa i takon vlerësimit shumë pozitiv për daljen e Shqipërisë nga lista gri e FATF, por edhe për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të legjislacionit të Bashkimit Europian.

“Ky moment pozitiv për Shqipërinë ka ardhur si rezultat i një pune shumë të madhe të të gjitha institucioneve, ku një rol mjaft të rëndësishëm ka pasur edhe konsolidimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi, edhe institucionet e reja të krijuara si SPAK, institucione të cilat kanë mbështetur punën e institucioneve tradicionale ligj zbatuese duke dhënë efektin  e daljes së Shqipërisë nga lista gri e FATF”, u shpreh ajo.

Takimi i Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave është një angazhim i përbashkët për të vijuar luftën kundër krimit financiar në përgjithësi dhe në veçanti pastrimit të parave përmes hetimeve, dënimeve, sekuestrimeve dhe konfiskimeve. Sipas Ballukut, angazhimi institucional dhe financiar i konsiderueshëm i qeverisë shqiptare dëshmon përkushtimin dhe synimin për konsolidimin e mëtejshëm të një shteti të sundimit të ligjit të barabartë për të gjithë.

“Ne i kemi kushtuar shumë vëmendje rritjes së kapaciteteve institucionale të çdo institucioni si dhe investimeve në sistemet e teknologjisë së informacionit me synim rritjen e efektivitetit të proceseve të punës në përgjigje të sfidave të reja të teknologjisë mbarë botërore. Inteligjenca artificiale dhe ndërveprimi midis institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik është një synim dhe objektiv madhor i qeverisë shqiptare”, shtoi ajo. Gjatë takimit u miratua vlerësimi kombëtar i riskut dhe planit të veprimit të tij. Këto dokumente, sipas zv/kryeministres Balluku, kanë një rëndësi të madhe, jo vetëm për përmbushjen e rekomandimeve ndërkombëtare, por dhe për parashikim më të saktë të risqeve me të cilat do të përballemi, për të fokusuar aty më shumë burime që kemi në dispozicion.

“Ky vlerësim është realizuar pas një pune të gjatë të të gjithë institucioneve, duke përdorur metodologjinë e Këshillit të Europës, nën koordinimin e Agjencisë së Inteligjencës Financiare dhe me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë. Ndjekja e objektivave sipas planit të veprimit do të jetë me një rëndësi parësore për të gjithë ne”, u shpreh Balluku.

Gjatë takimit u përcaktuan dhe disa fusha ku do të përqendrohet puna e këtij Komiteti gjatë vitit 2024.

Ekofin Media
Ekofin Media
balluku belinda balluku financimi i terrorizmit komiteti pastrimi i parave strategji
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter