Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Zëvendësministrja e Manjani: Punësimi i personave me aftësi të kufizuar detyrim ligjor

11:37 - Shtator 29, 2023 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë Olta Manjani priti në një takim përfaqësues të shoqatës “Pro-Eksport Albania” në lidhje me integrimin e personave me aftësi të kufizuara, nisur nga disa kërkesa që kanë paraqitur për rishikimin e zbatimit dhe ngritjen e një grupi teknik të përbashkët.

Shqipëria zbaton konventat ndërkombëtare dhe direktivat europiane, ndaj mbrojtja e të drejtave të këtyre personave për përmirësimin e aksesit në shërbime dhe punësim mbetet prioritet, si edhe një nga kushtet për integrimin në BE.

Gjatë takimit, znj. Manjani vlerësoi angazhimin e sipërmarrjes për të siguruar trajtim të barabartë dhe përshtatjen e vendeve të punës për këtë kategori.

“Ka praktika të ndryshme ndërkombëtare që kanë rezultuar efektive për punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK) dhe ato kanë sjellë qëndrueshmëri. Në vendin tonë, detyrimi i punësimit nga subjektet private apo publike ka lindur që me ligjin e vitit 1995 ‘Për nxitjen e punësimit’, ku përcaktohej kriteri 1 në 25 punonjës. Sot, përmes ndryshimeve ligjore, të cilat bëhen efektive në 1 janar 2024, kriteri është 1 në 25 punonjësit e parë dhe 1 PAK pas çdo 50 të punësuarve. Në total janë 9,000 persona me aftësi të kufizuara që pritet të punësohen, si në sektorin shtetëror dhe në atë privat”, tha znj. Manjani.

Në ndihmë të këtij vendimi, si nismë që ka marrë MFE është edhe krijimi i Fondit Social të Punësimit që parashikon përfitime dhe subvencione për punëdhënësit dhe kontributi i dhënë do t’iu kthehet nëpërmjet programeve, që të kenë mundësi të plotësojnë këto kuota.

Programet synojnë punësimin, vetëpunësimin, rehabilitimin për punë, aftësimin dhe riaftësimin profesional, orientimin dhe këshillimin për punësim, shërbime mbështetëse, rikonstruksion dhe përshtatje të vendit të punës të personave me aftësi të kufizuar, programe riintegrimi social, etj.

Përfaqësuesit e shoqatës “Pro-Eksport Albania” vlerësuan masat e marra deri tani nga qeveria shqiptare, për të reduktuar efektet e luhatjeve të kursit të këmbimit, si shtyrja në kohë e pagesave të kësteve të tatimit mbi fitimin për pjesën e mbetur të vitit 2023, rimbursimi më i shpejtë i TVSH-së apo subvencionimi i pagës minimale.

Në përfundim të takimit, palët ranë dakord që të intensifikojnë bashkëpunimin, të adresojnë nevojat përmes tryezave teknike, si dhe të vihen në zbatim mekanizmat e Fondit Social të Punësimit.

Ekofin Media
Ekofin Media
integrimi MFE olta manjani PAK PUNSIMI SIPERMARRJE
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:43 - Korrik 23, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter