Një grevë e përgjithshme 24-orëshe e planifikuar në Itali të premten më 13 dhjetor do të përfshijë sektorin publik dhe privat dhe do të shkaktojë ndërprerje të konsiderueshme të udhëtimit.
Greva mbarëkombëtare, e thirrur nga sindikata USB, do të prekë trenat, metronë, autobusët, taksitë dhe tragetet në të gjithë Italinë, por do të përjashtojë sektorin e linjave ajrore që do të përballet me greva dy ditë më vonë, të dielën më 15 dhjetor, sic janë Milan Malpensa dhe Catania.
Trenat
Aksioni industrial i së premtes, në shenjë proteste kundër “përkeqësimit dramatik të kushteve të punës”, do të ndalojë trenat nga ora 21:00 e së enjtes deri në të njëjtën orë të së premtes në mbrëmje.
Trenitalia tha se greva mund të rezultojë në “anulime dhe ndryshime” në shërbimet e saj hekurudhore, duke publikuar një listë të trenave të garantuar dhe informacion se si të fitohen rimbursimet në faqen e saj të internetit.
Punonjësit e hekurudhave në rajonin verior Emilia-Romagna do të organizojnë një grevë tetëorëshe të hënën më 9 dhjetor për të kërkuar siguri më të madhe pas një vale sulmesh të dhunshme ndaj stafit të trenave në Itali.
Transporti publik lokal
Greva do të ndikojë gjithashtu në sektorin e transportit publik lokal, duke prekur shërbimet e metrosë, autobusëve dhe tramvajit në qytetet në të gjithë Italinë.
Orari i grevës do të ndryshojë nga qyteti në qytet: në Romë shërbimet e transportit publik lokal do të jenë në rrezik nga ora 08:30 deri në 17:00 dhe nga ora 20:00 deri në fund të shërbimit, sipas faqes së internetit të ATAC.
Shërbimet e trageteve janë gjithashtu të rrezikuara për 24 orë të premten, ashtu si taksitë, por ende nuk dihet se në çfarë mase taksiistët do t’i përmbahen aksionit të grevës.
Arsyet e grevës
Sindikata e USB-së tha se greva u thirr në shenjë proteste për sigurinë e punës dhe sigurinë në vendin e punës dhe kundër “pagave nën koston e jetesës për 30 vjet, ndërrimet rraskapitëse të punës dhe një përkeqësim dramatik të kushteve të punës”.
Tensionet mes sindikatave dhe qeverisë
Ekziston një mundësi e madhe që ministri i transportit dhe zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini të ndjekë kërcënimin e tij të fundit për të ndërmarrë veprime ekzekutive për të kufizuar grevën e së premtes.
Salvini lëshoi një urdhër për të frenuar një grevë të përgjithshme më 29 nëntor, duke e shkurtuar atë nga tetë orë në katër orë në lidhje me shërbimet e transportit publik, mes tensioneve në rritje midis sindikatave dhe qeverisë së krahut të djathtë të kryeministrit Giorgia Meloni.
Sindikatat kundërshtuan urdhrin e Salvinit në gjykata, megjithatë gjykata administrative rajonale e Lazios refuzoi ankesën e tyre, për “kënaqësinë e madhe” të Salvinit.
