Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në tremujorin e tretë të vitit 2024, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 129,2 kundrejt vitit 2021 si periudhë bazë. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023 Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 1,1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 5,2 %.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e tretë 2024 shënoi ulje me 0,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2024.

Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 3,1 % vërehet në seksionet “Industri nxjerrëse” dhe “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,5 %, “Industri përpunuese” me 0,3 %. Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i pijeve” me 2,9 %, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 2,5 %, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” dhe “Prodhimi i paisjeve elektrike” me 2,2 %, etj. Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 2,4 %, pasuar nga “Përpunimi i tekstileve” me 1,2 % etj. /Ekofin.al
