Qeveria ka vendosur të rrisë pagesën shtesë për individët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët e kanë përfituar këtë status me vendim të komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë për punë (KMCAP) dhe që vlerësohen se kanë humbje të plotë të sensibilitetit dhe të motorikës nga niveli i dëmtimit, poshtë, në të dyja anësitë.
Rritja prej 4000 lekësh, duke e bërë pagesën 20, 000 lekë në muaj, do të shërbejë për mbulimin e paketës së domosdoshme me materiale të veçanta higjieno-sanitare.
Shërbimi Social Shtetëror i përcjell çdo vit Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përllogaritjen e indeksimit të pagesës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, në bazë të indeksit të çmimeve të konsumit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i propozon për miratim Këshillit të Ministrave pagesën e indeksuar për mbulimin e paketës së domosdoshme me materiale të veçanta higjieno-sanitare.”, thuhet në vendim.
Pagesa shtesë paguhet nga shërbimet bankare ose Posta Shqiptare, pranë njësive të qeverisjes vendore ku ka vendbanimin përfituesi./ekofin.al
