Bizneset mikro dhe të vogla në Shqipëri, përfshirë ato në sektorët e bujqësisë, shërbimeve dhe prodhimit, janë të gatshme të përfitojnë nga një mundësi financimi e re prej 7 milionë eurosh për MSME, e ofruar nga Banka e Tregtisë dhe Zhvillimit të Detit të Zi (BSTDB) për Fondin Besa. Kjo është marrëveshja e pestë mes dy institucioneve me qëllim zgjerimin e mundësive financiare për bizneset mikro dhe të vogla që janë motori i zhvillimit ekonomik në Shqipëri.
Në total, BSTDB ka dhënë më shumë se 27 milionë euro për Fondin besa, duke përfituar gati 12,000 sipërmarrës.
Prof. Asoc. Dr. Bajram Muçaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondit BESA, theksoi rëndësinë e rinovimit të marrëveshjes me BSTDB, duke nxjerrë në pah përputhjen e saj me misionin e institucionit për fuqizimin e bizneseve mikro dhe të vogla. Z. Muçaj thekson: “Jemi shumë të lumtur që rinovojmë këtë bashkëpunim të rëndësishëm me BSTDB, duke forcuar më tej bazën e partneritetit tonë. Ky rinovim përfaqëson një angazhim të vazhdueshëm për mbështetje ndaj sipërmarrësve, duke na mundësuar të zgjerojmë mundësitë e financimit për sipërmarrjet e reja dhe bizneset ekzistuese që synojnë të rriten ose përmirësohen. Besimi i vazhdueshëm i BSTDB thekson bashkëpunimin e çmuar mes institucioneve tona dhe rrit aftësinë tonë për të sjellë ndryshime pozitive socio-ekonomike për klientët tanë dhe për komunitetin më të gjerë.”
Kjo marrëveshje e re thekson angazhimin strategjik të BSTDB për avancimin e sektorit financiar në Shqipëri dhe mbështetje për bizneset e vogla.
President i BSTDB, Dr. Serhat Köksal, në fjalën e tij nënvizon se “Rikonfirmimi i bashkëpunimit tonë afatgjatë me Fondin Besa ilustron angazhimin tonë të palëkundur për mbështetje ndaj MSME-ve të Shqipërisë, përmirësimin e përfshirjes financiare dhe fuqizimin e rritjes ekonomike në vend. Mikrofinanca është një mjet i fuqishëm për të nxitur rritjen e balancuar duke mundësuar mbështetje financiare për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat janë shtylla kryesore të progresit ekonomik afatgjatë.”
Marrëdhënie me Publikun
