Policia ka shtuar kontrollet, sidomos në pikat kufitare për kapjen e sasive të parave cash, mbi normat ligjore të lejuara. Kështu, rreth 2 milionë Euro janë sekuestruar në kufirin mes Shqipërise dhe Malit të Zi në vetëm 6 ditë.
Shifra më e madhe e kapur është ditën e djeshme në afërsi të doganës së Hanit të Hotit, 950.000 euro cash. Prokuroria speciale në Mal të Zi ka njoftuar se pas kontrollit të një kamion mallrash të drejtuar nga shtetasi shqiptar M.T, janë gjetur fillimisht 135.000 euro dhe më pas në brendësi të kamionit edhe 815.000 euro të tjera.
Më 15 Nëntor policia e Shkodrës njoftoi ndalimin ne doganën e Muriqanit të një personi që transportonte 680,595 euro dhe bëri të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale L.N, 51 vjeç.
Nderkohë 3 ditë me vonë, me 18 Nëntor sërish në Muriqan, policia arrestoi shtetasin F.H 36 vjec pasi në makinën e tij u gjetën 331,000 euro.
