Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ibrahimaj: Rritja ekonomike në 3-mujorin e parë ishte 2.72%

20:21 - Korrik 4, 2023 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se ekonomia shqiptare u rrit me 2.72 % për tremujorin e parë të vitit 2023, e udhëhequr nga turizmi, ndërtimi dhe eksportet.

Në konferencën e përmuajshme për mediet mbi treguesit ekonomikë, ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se rritja ekonomike ishte në mesataren e vendeve të rajonit, por mbi mesataren e vendeve të BE-së.

“Rritja prej 2.72 % e ekonomisë ishte në mesataren e vendeve të rajonit, më e lartë se rritja në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, por më e ulët se në Kosovë dhe Malin e Zi. Në krahasim me vendet e BE-së, rritja ishte ndjeshëm më e lartë, pasi mesatarja e rritjes së ekonomisë në vendet e BE-së ishte 1 %”, u shpreh ministrja.

Ministrja theksoi se rritja ekonomike ishte e shpërndarë në të gjithë sektorët e ekonomisë.

“Ne kemi pasur një rritje me bazë të gjerë. Bujqësia, dhe peshkimi rezultoi me rritje 0.04 % të ndikuar pozitivisht nga aktiviteti i bujqësisë dhe blegtorisë, dhe më pozitivisht nga aktiviteti i peshkimit, i cili u rrit me 11 %. Eksportet bujqësore kanë rezultuar me një rritje të ndjeshme në vlerë dhe vëllim. Për tremujorin e parë eksportet bujqësore në vëllim shënuan rritje me 7.6 %, ndërsa në vlerë 16.8 %. Performanca pozitive e bujqësisë ka vijuar edhe përgjatë periudhës janar-maj, ku eksportet janë rritur me 15 % në vlerë dhe 14 % në vëllim”, theksoi ministrja.

Nga ana tjetër, ministrja tha se dega e industrisë ka kontribuar me 1.23 %, ku kontributin kryesor e ka dhënë dega e energjisë elektrike me një rritje rreth 6 pikë përqindje, ose 38.6 %, e ndikuar nga kushtet e favorshme hidrike që kanë ndikuar prodhimin vendas

“Industria nxjerrëse ka dhënë kontribut negativ dhe ecuria e industrisë është ndikuar nga ecuria e çmimeve në lëndët e para të produkteve të kësaj industrie”, vijoi më tej Ibrahimaj.

Ministrja vuri në dukje se edhe sektori i ndërtimit ka vijuar kontributin pozitiv në ekonomi, me rreth 4.5 %.

“Ecuria pozitive e këtij sektori pritet të vijojë edhe në periudhën në vazhdim, nisur qoftë nga numri, qoftë nga vlera e lejeve të ndërtimit, por edhe nga investimet private dhe ato publike”, deklaroi ministrja.

Tjetër sektor me ecuri pozitive, sipas Ibrahimajt, ishte ai i turizmit.

Ekofin Media
Ekofin Media
delina ibrahimaj rritja ekonomike
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter