Shqipëria synon të promovojë turizmin e qëndrueshëm si një ndër sektorët më të rëndësishëm në vend. Nga trashëgimia kulturore, te turizmi shëndetësor, agroturizmi dhe turizmi i aventurës, vendi ofron diçka për të gjithë.
Analiza SWOT për Turizmin e Qëndrueshëm dhe të Diversifikuar në kuadër të Strategjisë së Specializimit inteligjent, theksoi pikat e forta dhe të dobëta në këtë fushë.
Ndër pikat e forta renditen bukuritë natyrore dhe natyra e pasur me plazhe, male të thyera, parqe kombëtare, si dhe 4 vende të Trashëgimisë Botërore UNESCO.
Shqipëria përceptohet si një destinacion të sigurt turistik dhe krahasuar me destinacionet e tjera evropiane, ofron kosto relativisht më të ulëta, duke e bërë atë një opsion tërheqës për udhëtarët me buxhet të kufizuar.
Peizazhi turistik relativisht i paeksploruar dhuron një përvojë autentike për vizitorët, ndihmuar edhe nga një pozicioni gjeografik dhe klima e favorshme.
Megjithatë, sfidë për Shqipërinë mbetet mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe turizmi sezonal, ku shumica e turistëve mbërrijnë gjatë verës, duke çuar në nënshfrytëzimin e burimeve dhe mundësi të kufizuara punësimi gjatë gjithë vitit.
Shqipëria, gjithashtu, duhet të përmirësojë infrastruktrën veçanërisht në zonat e thella malore që bëhen pengesë për vizitorët, si dhe duhet të rrisë cilësinë e shërbimeve sipas standardeve ndërkombëtare dhe po kështu edhe shërbimet digjitale.
Analiza thekson se mungesa e një politike afatgjatë në turizëm, ndryshimet e kuadrit ligjore dhe mungesa e harmonizimit të rregullave të urbanistikës nuk i lejojnë kompanitë të planifikojnë investimet e tyre. Po kështu edhe niveli i ulët i bashkëpunimit ndërmjet sektorit të biznesit, qeverisë dhe akademikëve mbetet një nga pikat e dobëta.
Ndërkohë që zhvillimi i transportit publik mbetet në nivele të papërshtatshme, apelohet gjithashtu edhe për peshën e lartë e tregut informal.
Sa u përket kërcënimeve që i vijnë këtë sektori, analiza thekson konkurrencën nga destinacione të tjera të Mesdheut dhe të Europës Juglindore që kanë industri turistike konsoliduara dhe strategji të fuqishme marketingu, si dhe mungesën e qëndrueshmërisë mjedisore të vendit. Gjithashtu, përfundon analiza, Shqipëria duhet të marrë masa për të ruajtur bukurinë natyrore dhe për të parandaluar ndikimet negative të mbipopullimit dhe mbizhvillimit./ekofin.al
