Një hapësirë e re publike i është shtuar qytetit të Lezhës, pjesë e projektit “Dua të Luaj” të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje ky projekt i përfunduar tashmë.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Rama shkruan se “Dua të Luaj” është krijuar si pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
“Mirëmëngjes dhe me hapësirën më të re të projektit “Dua të Luaj”, krijuar në Lezhë si pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

