Ndërmarrja e energjisë elektrike në Malin e Zi, Elektropriveda Crne Gore, po planifikon të shpenzojë rreth 300 milionë euro në tre vitet e ardhshme për burimet e rinovueshme të energjisë.
Drejtori i kompanisë shtetërore njoftoi fillimin e punimeve të ndërtimit në fermën e parë me erë të EPCG. Në qershor të vitit të kaluar, kompania nënshkroi një marrëveshje kredie prej 82 milionë eurosh për parkun e erës Gvozd. Megjithatë, kohët e fundit përfundimi i fermës së erës është vonuar për shkak të problemeve me lejet.
Ai u shpreh se kompania shtetërore EPCG ka marrë dhe një kredi prej 40 milionë eurosh në Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), për ndërtimin e njësisë së tetë në hidrocentralin e Peruçicës.
Ndërmarrja po vazhdon të zbatojë projektin Solar 5000+, i cili përfshin instalimin e impianteve diellore në ndërtesat e banimit, tha ai. “Kompania është plotësisht e përkushtuar ndaj projekteve të gjelbra dhe planifikon të materializojë më shumë nisma të tilla.”
Bulatovic shtoi se projektet e energjisë së rinovueshme me një kapacitet të instaluar prej 1.5 GW kanë marrë leje ndërtimi vitin e kaluar, duke shprehur bindjen se “nuk do të ketë mungesë të energjisë nga burimet e rinovueshme”. Gjithashtu, kompania nënshkroi një memorandum mirëkuptimi një muaj më parë me ndërmarrjen shtetërore franceze të energjisë EDF.
