Një degë e re tërësisht inovative për klientët e ProCredit Bank është hapur së fundmi në Rrugën e Dibrës. Banka me kapital gjerman, e fokusuar te digjitalizimi, ka si synim t’u qëndrojë pranë klientëve të saj jo vetëm duke përdorur teknologjinë, por edhe këshillimin e personalizuar për ta.
Drejtori Ekzekutiv i ProCredit Bank Shqipëri, z. Mirsad Haliti tha se hapja degës së re në një rrugë të rëndësishme të kryeqytetit është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të ambicieve të ProCredit për t’u bërë banka që ofron shërbimin më të mirë në treg.
“Investime të vazhdueshme janë duke ndodhur gjithandej Shqipërisë. Në fillim të vitit të ardhshëm, pretendojmë t’i kemi 14 pika gjithandej. Synimi jonë nuk është që të kemi numrin më të madh të degëve, por të kemi shërbimin më të mirë për klientët,” u shpreh Haliti.
Për t’i ardhur në ndihmë dhe për t’i këshilluar klientët për zgjidhje sa më efikase, banka ka kombinuar përdorimin e teknologjisë me shërbimin në degë. Drejtoresha e Divizionit Retail, znj. Belma Lushi thotë se kjo degë moderne është projektuar për t’i lehtësuar proceset bankare pa stres, pa radhë të gjata. Sipas saj, në ambientet e ProCredit, qytetarët gjejnë zonat 24/7 ku secili klient mund të vetëshërbehet, si dhe një hapësirë komode për këshillime të personalizuara.
Përmes teknologjisë dhe digjitalizimit, ProCredit Bank ka si synim krijimin e një eksperiencë bashkëkohore dhe praktike për klientët.
ProCredit Bank operon prej 26 vitesh në Shqipëri, duke implementuar suksesshëm inovacionin dhe teknologjinë në shërbimet bankare. Hapja e degës së re në Rrugën e Dibrës vjen 6 muaj pas inaugurimit të degës së re moderne në zonën e Bllokut.
