Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

BE: TikTok nuk mbrojti privatësinë e llogarive të fëmijëve nga të rriturit

10:44 - Korrik 28, 2026

Njihuni me 106 startup-et fituese të Grant 26

10:12 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Banka e Shqipërisë rrit me 0.25% normën bazë të interesit

16:52 - Korrik 6, 2022 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot rritjen me 0.25 pikë përqindje të normës bazë së interesit, nga niveli 1 % në nivelin 1.25 %.

Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko deklaroi sot në konferencën për shtyp, se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë e vlerësoi të nevojshëm përshtatjen e qëndrimit të politikës monetare me kushtet e reja ekonomike.

Sejko deklaroi se “politika jonë monetare ka qenë në pozita tejet stimuluese gjatë dy viteve të fundit. Ajo ka synuar nxitjen e kërkesës agregate gjatë pandemisë, si një parakusht për respektimin e objektivit tonë të inflacionit. Kjo politikë ka rezultuar e suksesshme në misionin e saj. Megjithatë, goditja aktuale e ofertës dhe fortësia e kërkesës agregate, rrezikojnë të cenojnë objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm”.

Duke gjykuar mbi sa më sipër, tha ai, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi norma bazë të rritet me 0.25 pikë përqindje duke e çuar normën bazë të interesit për lekun nga 1.00% në nivelin 1.25%.

Ky është vendimi i dytë pas marsit, ku norma bazë u rrit nga 0.5 në 1%. Në mars u shënua dhe kthesa e parë e politikës monetare nga kahu lehtësues, tendencë që kishte nisur që nga marsi i vitit 2011, në atë shtrëngues.

Gjithashtu të rrisë me 0.35 pikë përqindjeje normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 1.9% në nivelin 2.25%; si dhe të rrisë me 0.15 pikë përqindjeje normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 0.1% në nivelin 0.25%.

Në gjykimin e Këshillit, normalizimi i politikës monetare do të krijojë kushte më të përshtatshme për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda horizontit afatmesëm. Në të njëjtën kohë, ky normalizim nuk do të cenojë premisat e rritjes ekonomike në këtë horizont.

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë interesi norma
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

gazetar_210:45 - Korrik 28, 20260

Gjashtë në dhjetë ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Shqipëri nuk përdorin asnjë formë…

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026

Shqiptarët po “hedhin para” jashtë vendit, 341 milionë dollarë investime në 2025, rritje me 30%

06:00 - Korrik 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:45 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

06:02 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:01 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

BE: TikTok nuk mbrojti privatësinë e llogarive të fëmijëve nga të rriturit

10:44 - Korrik 28, 2026

Njihuni me 106 startup-et fituese të Grant 26

10:12 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter