Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Dhoma amerikane “rrëzon” projektligjin për të ardhurat

10:46 - Qershor 27, 2022 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Dhoma Amerikane e Tregtisë shprehu sot rezerva lidhur me projektligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Presidenti, Enio Jaço, tha se drafti paraqet problematika dhe nuk përmbush disa prej kritereve themelore.

Sipas tij, ky projektligj nuk është në harmoni me formalizimin e ekonomisë, nuk përmbush elementin e konkurrueshmërisë dhe të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit. Dhoma Amerikane sugjeroi zgjatjen e kohës së konsultimit publik për draftin.

Në lidhje me projektligjin tjetër, për amnistinë fiskale, Jaço tha se Dhomës Amerikane i duhet më shumë kohë për të shprehur një qëndrim përfundimtar.

“Nga analiza paraprake që i është bërë nga Këshill Teknik drafti ka ndryshime nga i mëparshmi, por jo esenciale. Problemi ynë dhe i partnerëve ndërkombëtarë është evazioni dhe pastrimi i parave. Nëse drafti i ndryshuar ka marrë mbështjen e FMN dhe Moneyval, ne do e mbështesim atë,” tha Jaço.

Ai theksoi se Indeksi i Klimës së Biznesit ka 4 vjet që po shënon rënie. Sipas tij, deri tani procesi i adresimit teknik të rekomandimeve të Dhomës Amerikane në lidhje me klimën e biznesit ka qënë i ngadaltë.

“Klimën e biznesit e ka Shqipëria në dorë. Për këtë arsye, kemi bërë axhendën e investimeve. Arritja e 75% të rekomandimeve, do të jepnte një klimë të kënaqshme, ndërsa deri tani janë implementuar 33% e rekomandimeve. Duhet të ketë procedura më të thjeshtuara për investimet, si në rastin e lejeve të ndërtimit. Duhet inciatiava të qarta për investimit. Duhet të ketë rënie të monopolove në disa sektorë. Propozojmë miratimin e paketës ligjore anti korrupsion në Parlament dhe të Paketës “antirryshfet”, sipas përcaktimeve të OSBE. Për standardet e prokurimeve, duhet të jemi konservatorë, që të ketë sa më pak raste përjashtimore. Duhet të përfshihet shoqëria civile për të monitoruar situatën me prokurimet. Roli i medias në këtë drejtim është i rëndësishëm. Falenderoj mediat si BIRN, Monitor, Faktoje për rolin e tyre. Problem tjetër është konsultimi publik i ligjeve dhe ndryshimet e shpeshta në legjislacionin tatimor. Nëse ligjet ndryshojnë çdo vit, bizneset e kanë të pamundur të bëjnë parashikimi. barra tatimore nuk duhet tëo jetë më e lartë se Ballkani Perëndimor,” tha ai.

Dhoma Amerikane e Tregtisë njoftoi se në vjeshtë do të organizojë një konferencë rajonale biznesi, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit. Jaço tha se në konferencën Smart City do të jenë të të pranishme kompani si Google, Amazon, Tesla, etj.

Ekofin Media
Ekofin Media
dhoma amerikane projektligji tatimi të ardhurat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter