Kategoria: dhoma amerikane

Bizneset amerikane në indeksin e fundit të publikuar u shprehen se klima e Biznesit është përmirësuar dhe vlerësojnë pozitivisht uljen e korrupsionit dhe funksionimin e drejtësisë. Në konferencën vjetore të prezantimit të Indeksit të biznesit, drejtori ekzekutiv i dhomës Neritan Mullai listoi 4 problematikat kryesore me të cilat po përballen kompanitë ku kryeson mungesa e

Dhoma Amerikane e Tregtisë shprehu sot rezerva lidhur me projektligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Presidenti, Enio Jaço, tha se drafti paraqet problematika dhe nuk përmbush disa prej kritereve themelore. Sipas tij, ky projektligj nuk është në harmoni me formalizimin e ekonomisë, nuk përmbush elementin e konkurrueshmërisë dhe të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit.