Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

06:04 - Qershor 8, 2026

Të ardhurat e bashkive nga taksa e infrastrukturës shënuan rënie me 11.2% në 2025, Tirana 53.8% më pak

06:02 - Qershor 8, 2026

Zgjerohet rrjeti i internetit me fibër optike, në fund të 2025 zuri 75% të tregut

05:58 - Qershor 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Zbret sërish shkalla e papunësisë

14:43 - Qershor 10, 2022 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Treguesit më të fundit të tregut të punës të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se shkalla zyrtare e papunësisë në vendin tonë gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 ka zbritur në 11.3%.  Krahasuar me një vit më parë shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0.6 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës ka rënë me 0.1 pikë përqindje. Por si paraqitet ky tregues te të rinjtë?

Shkalla zyrtare e papunësisë për grupmoshën 15 deri 29 vjeç është rritur me 0.1 pikë, paçka se në terma vjetor regjistron rënie. Shkalla më e lartë e papunësisë vijon të regjistrohet pikërisht te kjo grupmoshë dhe për tremujorin e parë të vitit 2022 është 20,7 %. Në terma gjinorë, sipas shifrave, shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 11,0 % dhe për gratë 11,7 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e papunësisë është ulur me 0,7 pikë përqindje për burrat dhe me 0,4 pikë përqindje për gratë.

Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për shifrat e punësimit, Instituti i Statistikave sinjalizon se përgjatë tremujorit të parë të këtij viti shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 63.5% Të dhënat tregojnë se ritmi vjetor i ndryshimit të punësimit paraqitet pozitiv. Shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart është rritur me 2.3 pikë përqindje. Ky tregues ka pësuar rritje edhe nëse do ta krahasonim me tremujorin paraardhës pra tremujorin e katërt të vitit 2021.

Pozitiv është fakti se shkalla e punësimit te të rinjtë ka pësuar rritje po ashtu dhe për tremujorin e parë të vitit regjistrohet 43.7% nga 38.9% që regjistrohej në të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Në terma gjinorë shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 70,8 %, ndërsa për gratë është 56,6 %.

Ekofin Media
Ekofin Media
instat papunësia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

06:04 - Qershor 8, 2026

Të ardhurat e bashkive nga taksa e infrastrukturës shënuan rënie me 11.2% në 2025, Tirana 53.8% më pak

06:02 - Qershor 8, 2026

Zgjerohet rrjeti i internetit me fibër optike, në fund të 2025 zuri 75% të tregut

05:58 - Qershor 8, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

gazetar_206:04 - Qershor 8, 20260

Bashkitë vijojnë të shpenzojnë më shumë për paga dhe personel, ku një pjesë e tyre…

Të ardhurat e bashkive nga taksa e infrastrukturës shënuan rënie me 11.2% në 2025, Tirana 53.8% më pak

06:02 - Qershor 8, 2026

Zgjerohet rrjeti i internetit me fibër optike, në fund të 2025 zuri 75% të tregut

05:58 - Qershor 8, 2026

Zgjedhjet në Kosovë/ Të gjitha partitë kryesore humbin mbështetje, Vetëvendosje mbetet forcë e parë

23:07 - Qershor 7, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 8, 2026

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

06:02 - Qershor 8, 2026

Të ardhurat e bashkive nga taksa e infrastrukturës shënuan rënie me 11.2% në 2025, Tirana 53.8% më pak

05:58 - Qershor 8, 2026

Zgjerohet rrjeti i internetit me fibër optike, në fund të 2025 zuri 75% të tregut

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

06:04 - Qershor 8, 2026

Të ardhurat e bashkive nga taksa e infrastrukturës shënuan rënie me 11.2% në 2025, Tirana 53.8% më pak

06:02 - Qershor 8, 2026

Zgjerohet rrjeti i internetit me fibër optike, në fund të 2025 zuri 75% të tregut

05:58 - Qershor 8, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter