Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë takimit me kryetarët e bashkive bashkëpunimet në interes të komunitetit se “Paketa e Maleve” është një program komplet i ri për të mbështetur të gjithë ata që janë jashtë dhe që duan ndihmë për të investuar në shtëpitë e tyre për t’i kthyer në sipërmarrje biznesi turistik.
Rama u ndal fillimisht tek lejet për ndërtim që janë nevoja imediate të qytetarëve që jetojnë, sidomos në zonat rurale dhe që duan të shtojnë një dhomë, të rregullojnë ҫatinë etj, proces që e cilësoi pozitiv.
Pjesë nga fjala e kryeministrit:
“Besoj që shumë shpejt gjatë këtij muaji ne do të prezantojmë atë që e kemi quajtur “Paketa e Maleve”. Është një program komplet i ri për të mbështetur të gjithë ata që janë jashtë dhe që duan ndihmë për të investuar në shtëpitë e tyre për t’i kthyer në sipërmarrje biznesi turistik. Kur them jashtë, ata që janë në emigracion, apo ata që janë në Tiranë dhe kanë një pasuri atje. Është një paketë besoj pozitive sepse kemi punuar që të mos jetë një gjë pak, por është goxha domethënëse dhe patjetër që është një paketë që duhet ta përdorni ju në kuptimin që duhet ta shfrytëzoni për të inkurajuar më shumë dhe për t’i dhënë më shumë shtysë atyre që e kanë me 2 mendje”, u shpreh Rama.
