Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Thumanë-Kashar, 1.3 mld euro të ardhura për 21 km rrugë

15:03 - Qershor 2, 2022 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kompania koncesionare që do të projektojë, ndërtojë, operojë dhe mirëmbajë aksin rrugor Thumanë – Kashar parashikon të realizojë rreth 1.3 mld euro të ardhura bazë, që konsiderohen si të ardhura që lejojnë projektin të ketë një rrjedhë paraje pozitive dhe të qëndrueshme”.

Gjithçka përcaktohet në dokumentin e nënshkruar midis Ministrisë së Infrastrukturës deh Energjisë dhe kompanisë “Gener 2”, të miratuar 1 javë më parë nga qeveria e që tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi. Të ardhurat do të gjenerohen nga tarifa që do të paguajnë automjetet përdorues të rrugës. Ndërkohë që, sipas dokumentit mbajtësi i koncesionit do të ketë të drejtë të gjenerojë edhe të ardhura shtesë, por pa specifikuar se në çfarë forme.

Paralelisht, për 8 vitet e para të operimit të rrugës, në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave bazë do të aplikohet garancia e trafikut, që nënkupton rimbursimin e parave nga buxheti i shtetit. Referuar kontratës, në këtë rast shuma totale që do të duhet të mbulohet nga paratë publike arrin në 22.81 mln euro. Në asnjë rresht, kontrata nuk ka të përcaktuar vlerën e investimit që do të duhet të kryejë koncesionari, por referuar garës së zhvilluar për këtë aks “Gener 2” u shpall fitues me ofertën prej 226 mln euro, teksa gjatësia e segmentit është 21 km.

Pagesa për rrugë për automjetet nuk do të jetë më pak se 2.1 euro, pa TVSH, ndërkohë që përllogaritjet e rregullimit të Shkallës së Tarifës së aplikuar do të bëhen çdo vit. Po ashtu, koncesionari do të ketë të drejtë të rrisë tarifën në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Ndërkohë që, dokumenti i nënshkruar përcakton se shteti nuk ka të drejtë të ndërhyjë në asnjë rast në vendosjen e tarifave që do të aplikohen.

Ekofin Media
Ekofin Media
koncesioni rruga thumanë-kashar
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter