Bashkimi Evropian mbështet shndërrimin digjital në Shqipëri, me fokus risitë në biznese, si dhe avancimin e strukturave digjitale. Në konferencën e zhvilluar në Tiranë me pjesëmarrëse nga Shoqata e Investitorëve të Huaj dhe MEKI, Ambasadori i Bashkimit Evropian Silvio Gonzato theksoi se vëmendja është te kompanitë novatore, aftësitë digjitale, si dhe mjedise biznesi me infrastruktura digjitale.
Ambasadori tregoi rreth instrumenteve të cilat Bashkimi Evropian do të përdorë për të ndihmuar Shqipërinë drejt zhvillimit digjital. Së pari është plani i rritjes, që përfshin një zarf financiar, nga ku thuajse 1 miliard euro janë për vendin tonë. Me përparësi për BE është fuqizimi i integrimit të Shqipërisë drejt tregut të përbashkët digjital. Pra, uljen e tarifave roaming, në udhëtimet në vendet e Bashkimit evropian, por edhe të evropianëve kur udhëtojnë në Shqipëri, deri në eleminimin e plotë të tyre.
Gjithashtu programi digjital i BE-së do të ndihmojë bizneset shqiptare për t’u ndërlidhur me bizneset e Bashkimit Evropian për financime për çështje si superkompjuterizimi, siguria kibernetike, rritja e infrastrukturës digjitale etj. Ndërkohë që instrumenti i tretë i BE-së, i cili do të bëhet publik në janar të vitit 2025, ka të bëjë me risitë për zhvillimin e bizneseve në Ballkanin Perëndimor, për financimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme për të lulëzuar në ekosistemin e tyre.
Ndërsa instrumenti i katërt është programi për inovacion, në mbështeje të “start up”-ve nga ku mbi 50 kompani kanë përfituar nga fondi.
