Komisioni Evropian publikoi listën e ekspertëve të pavarur nga BE, SHBA dhe Kanada, të ngarkuar për të udhëhequr punën për hartimin e Kodit të Praktikës për qëllimin e përgjithshëm të Inteligjencën Artificiale, i cili përfshin modele si ChatGPT dhe Google Gemini.
13 ekspertë u caktuan të drejtojnë katër procese pune të ndryshme me synim hartimin e Kodit të Praktikës, sipas Aktit për Inteligjencën Artificiale deri në prill 2025.
Akti i Inteligjencës Artificiale i BE-së, i cili hyri në fuqi muajin e kaluar, përbëhet nga rregulla strike për ofruesit e modeleve GPAI, të cilat do të hyjnë në fuqi në gusht 2025.
Në bazë të rregullores, Zyra e AI, e cila është një njësi brenda Komisionit, inkurajohet të hartojë një Kod për të lehtësuar zbatimin e rregullave të Aktit të AI për kompanitë, duke përfshirë transparencën dhe të drejtën e autorit, klasifikimin e rrezikut të sistemit, vlerësimin e riskut dhe masat zbutëse.
Afati i aplikimeve për ekspertët ishte deri më 25 gusht dhe midis të zgjedhurve janë ekspertë nga Holanda, Amerika, Kanadaja. Rreth 1,000 pjesëmarrës, duke përfshirë ofruesit e modeleve të AI për qëllime të përgjithshme, industrinë, shoqërinë civile, akademinë dhe ekspertë të pavarur, do të marrin pjesë në seancën e parë plenare online për të ndihmuar në zhvillimin e Kodit, tha Komisioni. /Përgatiti: Ekofin.al